E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Normalisht si indicator do të shfrytëzohet shkalla e papunësisë të të diplomuarve, dhe gjithashtu do të realizohet anketë e studenëtëve e cila do jetë pjesë e rëndësishme e vlerësmit të universiteteve”, tha Jing Çenk, drejtor ekzekutiv u Universitetit “Xhoatan”.
Kinezėt rangojnė universitetet









Ministri i arsimit Nikolla Todorov bashkë me përfaqësuesit e Universitetit Xhoatang nga Shangai firmosën marrëveshje për rangimin e universiteteve shtetërore dhe private në Maqedoni.

Sipas Todorovit, Maqedonia është vendi i parë nga rajoni që lidh një marrëveshje të tillë më Universitetin Xhoatan ndërsa ka për qëllim të zbulojë se cili nga universitetet e vendit ofron kualitet dhe kushte më të mira për studime. Ministri Todorov tha se do të pasojnë gjoba për ato universitete, të cilat nuk do t’i parashtrojnë të dhënat për universitetet e tyre, si për profesorët, çështjet financiare dhe të dhënat për ligjëratat.

“Qëllimi I këtij rangimi nuk është që dikush nga Universitetet e Maqedonisë të gjendet në listën e Shangait. Qëllimi I Xhoatan Universitetit është që të bëjnë rangimin e universiteteve në Maqedoni që të shohim se kush nga këto universitete ka performanca më të mira dhe më të dobëta. Normalisht kjo është edhe një mundësi e mirë për miqtë nga Xhoatan Universiteti që të kenë njohuri dhe qasje për arsimin e lartë në Maqedoni”, deklaroi Nikolla Todorov, ministër I arsimit.

“E para që do të analizohet është kualiteti dhe efikasiteti i ligjëratave dhe mësimit, pastaj hulumtimi, ndërsa më pas do të analizohen serviset sociale të Universitetit. Megjithatë për momentin nuk mundë saktë ti përcaktojmë se cilët indikatorë do të shfrytëzohen.

Normalisht si indicator do të shfrytëzohet shkalla e papunësisë të të diplomuarve, dhe gjithashtu do të realizohet anketë e studenëtëve e cila do jetë pjesë e rëndësishme e vlerësmit të universiteteve”, tha Jing Çenk, drejtor ekzekutiv u Universitetit “Xhoatan”.

Publikuar: 22.01.2011 | 17:58
Lexuar: 588 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime