E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga kjo kompani e entuziastëve të rinj thonë se për çdo ditë vizitorëve të faqes së tyre të internetit do t’iu ofrojnë mundësi që të bëjnë ankandin për zbritjen e ditës, ata që do të kenë sukses të grumbullojnë më shumë blerës potencial do të mund ta marrin zbritjen.
Blerja on-line, biznes i ri










Kriza i detyroi biznesmenët më të guximshëm që të kërkojnë treg përmes blerjes grupore me ndihmën e faqeve të internetit. Ndonëse në botë qytetarët blejnë në grupe qysh para një viti, tek në kjo do të mund të bëhet që prej sot përmes faqes së internetit “Gruper”.

Nga kjo kompani e entuziastëve të rinj thonë se për çdo ditë vizitorëve të faqes së tyre të internetit do t’iu ofrojnë mundësi që të bëjnë ankandin për zbritjen e ditës, ata që do të kenë sukses të grumbullojnë më shumë blerës potencial do të mund ta marrin zbritjen.

“Konsumatorëve për çdo ditë iu ofrojmë punë biznesi me zbritje prej 50 deri 90 për qind. Bizneset që dëshirojnë që konsumatorët të vijnë me ofertat tek ne, ata thonë se sa duhet të jetë numri minimal i grupit të konsumatorëve që duhet ta blejnë prodhimin dhe me këtë ne ua ofrojmë konsumatorin në dyert e tyre”, deklaroi Nina Angellovska, “Gruper”

Nga “Gruper” shpresojnë se me këtë risi do ta përmirësojnë tregtimin on-line. Ndërkaq, nga bankat që tash më disa vite lëshojnë kartela on-line thonë se në Maqedoni shumë pak tregtohet përmes internetit gjë që nuk është rast me vendet e rajonit. Bankierët thonë se qytetarët nuk duhet të frikohen të blejnë përmes internetit, pasi pagesa me kartela përmes kompjuterit ishte e sigurt.
“Maqedonia diku rreth vitit 2004 filloi më seriozisht të punoj me kartela. Të gjitha shërbimet me kartela janë në rritje e sipër gjatë të gjithë këtyre viteve dhe pres se edhe tregtia elektronike do ta ketë këtë trend”, tha Sandra Tomanoviq, drejtoresh e “Kasis International”

“Unë iu ofroj garanci qind për qind të sigurisë, se banka jonë punon në edukimin e tregtarëve dhe klientëve. Ky servis mundëson komoditet, siguri. Procesi që qëndron pas neve e ndjek tërë procesin e transaksionit i cili është i sigurt”, u shpreh Vllado Cvetkovski, drejtor i IK Bankës.

Ndërkaq, ata që dëshirojnë të bëjnë ankand me zbritje të ditës në këtë faqe të internetit duhet të kyçen në faqen dhe ti përcjellin opsionet e ofruara për marrjen e zbritjes.

Publikuar: 22.01.2011 | 18:01
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime