Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e kaluara në ambulancl janë kontrolluar tre pacientë, janë hospitalizuar dy, ndërsa në kujdesin intensiv ndodhen edhe dy, të cilët janë në respirator.
Në Shkup, në 24-orëshin e kaluar, në ambulancë janë kontrolluar 12 pacientë, prej të cilëve pesë janë hospitalizuar, dy janë në kujdesin intensiv dhe janë në respirator.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e kaluara në ambulancl janë kontrolluar tre pacientë, janë hospitalizuar dy, ndërsa në kujdesin intensiv ndodhen edhe dy, të cilët janë në respirator.
Në Klinikën për sëmundje të fëmijlve në ambulancë janë kontrolluar katër fëmijë me simptome të gripit, janë hospitalizuar tre prej tyre dhe atje për momentin në spital po mjekohen 10 fëmijë.
Në Spitalin e ri të përgjithshëm të qytetit në ambulancë janë kontrolluar tre pacuentë, një është hispotalizuar, ndërsa në mënyrë spitalore po mjekohen dy pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha në Shkup në ambluancë janë kontrolluar dy fëmijë, të cilët janë dërguar në mjekim të mëtejshëm në Klinikën infektive.
Nga Instituti për shëndet publik informojnë se nga numri i përgjithshëm i analizave të bëra gjatë natës së kaluar, dy prej rezultateve të marra janë nga pacientë pozitiv të gripit të tipit të ri A (H1N1), ndërsa pesë pesë kanë qenë pozitiv të gripit sezonal.
Pika e kapitacionit në shëndetësi do të rritet prej 45 në 50 denarë
- Kryeministri Nikolla Gruevski sot deklaroi se në muajin shkurt apo mars do të rritet pika e kapitacionit për mjekët amë në shëndetësi prej 45 në 50 denarë.
"Bëhet fjalë për zvogëlim nga viti i kaluar, prej 50 në 45 denarë. Për atë zvogëlim thamë se është pjesë e masave antikrizë dhe se pasi që do të fillojë zbutja e krizës, Qeveria do të përpiqet ta kthejë zvogëlimin në pozicionin paraprak. Në konsultime me Fondin për sigurim shëndetësor, mund të paralajmëroj se në të ardhmen e afërt, shkurt apo mars do të vijë deri te kthimi i zvogëlimit, përkatësisht, sërish do të mundësohet që pika e kapitacionit në shëndetësi të jetë 50 denarë", deklaroi kryeministri Gruevski pas promovimit të 15 titujve të ri nga projekti "Përkthimi i 1.000 librave shkencor dhe mësimor prej të cilëve mësohet në universitetet më të mira në SHBA dhe Angli, ndërsa nga sfera e së drejtës në Francë dhe Gjermani".
Ai potencoi se këtë vit janë krijuar kushte për kthimin e pikës së kapitacionit në 50 denarë, ashtu që siç ishjte premtuar kur erdhi deri te zvogëlimi, si pjesë e pakos së masave antikrizë, në kulmin e krizës ekonomike botërore.