Deputetja shqiptare e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja, e cila është pjesë e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, ka demantuar disa media që kanë spekuluar se ajo do ta mbështesë raportin e Dick Martyt, lidhur me trafikimin e organeve gjatë luftës në Kosovë.
Deputetja shqiptare e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja, e cila është pjesë e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, ka demantuar disa media që kanë spekuluar se ajo do ta mbështesë raportin e Dick Martyt, lidhur me trafikimin e organeve gjatë luftës në Kosovë.
TV Sitell ka cituar se "Delegacioni i Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty. "Jozyrtarisht bëhet e ditur se deputetët Aleksandar Nikollovski, Igor Ivanovski dhe Ermira Mehmeti-Devaja pas konsultimeve të gjata do të udhëtojnë në Strasburg me qëndrime të harmonizuara. Mehmeti-Devaja, si deputete e vetme e bllokut politik shqiptar, sigurisht nuk do të solidarizohet me kolegët e saj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë marrë vesh për të votuar kundër projekt-rezolutës, nga e vetmja arsye se Maqedonia nuk është përfshirë në raport, ka raportuar ky televizion maqedonas.
Ermira Mehmeti-Devaja, zëdhënëse e BDI-së, ka hedhur poshtë kategorikisht këtë trillim. Për portalin "Zhurnal", ajo ka deklaruar se citimi provokues i "TV Sitell", nuk ka lidhje me të vërtetën, pasi që prej fillimit të daljes së raportit skandaloz të Martit, ajo dhe partia që ajo përfaqëson, kanë qenë të qartë në qëndrimin e tyre kundër këtij raporti dhe këtyre trillimeve ku hidhet baltë mbi shqiptarët.
"Unë që kur u bë publik raporti, kam deklaruar se është tendecioz, i njëanshëm dhe paragjykues, prandaj nuk do ta mbështes. Në ndërkohë, Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë bërë thirrje që të bëhet një hetim i pavarur dhe ndërkombëtar në lidhje me akuzat e bëra nga ana e Zotit Marty. Unë në Strasbourg do të shkoj për të mbrojtur dhe afirmuar pikërisht këtë qëndrim që për më shumë se dy javë jemi duke e harmonizuar me faktorin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë", ka thënë Mehmeti-Devaja.