E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtohet numri i të sëmurëve nga gripi i derrave dhe gripi sezonal. Dy pacientë, njëri i hospitalizuar në Klinikën e Tetovës dhe tjetri në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, janë dy rastet më të reja ku është konstatuar prania e virusit A (H1N1), theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik - Shkup.
Maqedoni, edhe dy raste tė reja tė virusit A (H1N1)







Shtohet numri i të sëmurëve nga gripi i derrave dhe gripi sezonal. Dy pacientë, njëri i hospitalizuar në Klinikën e Tetovës dhe tjetri në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, janë dy rastet më të reja ku është konstatuar prania e virusit A (H1N1), theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik - Shkup.

Ass.Dr. Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik - Shkup, thotë se instituti në laboratorët e saj të virusologjisë dhe bakteriologjisë në vazhdimësi bën të gjitha testet dhe analizat e gripit sezonal, gripit të derrit A (H1N1) dhe rasteve tjera të dyshuara për sëmundje infektive.

Si masë preventive kundrejt virusit A (H1N1), për rastet më të rënda, është mundësuar edhe pranimi falas i barnave Tamiflu në nivelin primar të shëndetësisë, potencoi mes tjerash drejtori ISHP-së, Ass.Dr. Shaban Memeti.

Instituti i Shëndetit Publik – Shkup, porosit të punësuarit nëpër institucionet publike të vendit, që të forcojnë masat sanitare-higjienike në ambientet ku ato punojnë, posaçërisht nëpër shkolla dhe çerdhe të fëmijëve. (yllpress)

Publikuar: 23.01.2011 | 11:34
Lexuar: 562 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime