Pasi Elisa mori vendimin të hyjë në Big Brother, e ëma, Arta, vendosi të kthehet në Shqipëri duke lënë për pak kohë jetën e Londrës.

U duk se historia e jetës, që Elisa Çaushi nisi të tregonte dy net më parë brenda shtëpisë ishte e paplotë. Por Elisa Çaushi, vajza 22 vjeçare që ka ardhur nga Londra për të hyrë në garën « reality show » « Big Brother 4 » ka vendosur ta vazhdojë rrëfimin e jetës së saj pa pasur asnjë kompleks për të zbuluar historinë e familjes. Ajo ka treguar për divorcin e prindërve në Londër dhe martesën e të atit me një grua tjetër, e cila i dërgon mesazhe dhe kërkon të jetë në kontakt me dy vajzat. Elisa ka treguar se si bashkë me nënën e saj, Arta, dhe motrën më të vogël Eni, kanë vazhduar jetën në Londër të treja pas ndarjes, që nisi 12 vjet më parë si një familje e konsoliduar, por që tani pas ndarjes së prindërve ato jetojnë vetëm me nënën e tyre. 12 vjet më parë, familja e Elisës, e përbërë nga katër vetë; babai, nëna dhe motra më e vogël, u zhvendosën drejt Londrës. E ëma, e cila ishte një punonjëse banke në Tiranë, para se largohej drejt Londrës vendosi të jetojë me dy vajzat pas ndarjes nga i shoqi. Nuk dihen arsyet e ndarjes, por mesa thuhet pas divorcit as e ëma dhe as vajzat nuk komunikojnë me babain e tyre, i cili po ashtu jeton në Londër, ndërsa ka krijuar një familje tjetër. Pasi Elisa mori vendimin të hyjë në Big Brother, e ëma, Arta, vendosi të kthehet në Shqipëri duke lënë për pak kohë jetën e Londrës.
Elisa në Londër tenton botën e modës
Ambicien e saj për famë ka tentuar ta provojë me modën tre vjet më parë. 22-vjeçarja, një nga banoret simpatike të Big Brother 4, në skedën e prezantimit të saj për veten ka pohuar se ka kaluar një jetë plot eksperienca. Dhe një nga eksperiencat e saj, ka qenë pikërisht tentativa për ti hyrë fushës së modës. Vajza nga Tirana, e cila prej 12 vitesh jeton në Londër nuk ka përfunduar studimet të larta në ndonjë degë të caktuar, por është pikasur nga një agjenci mode atje, dukerealizuar dhe një set fotografish. Aktualisht ajo punon asistente menaxhere në një qendër estetike në Londër, ndërsa ka pohuar se hobet e saj janë moda dhe shopping. Ajo pohon për veten se, jetoj prej 12 vjetësh në Angli, ku kam jetuar eksperienca nga më të ndryshmet. Jam e thjeshtë dhe e komunikueshme, gjë që besoj do më ndihmojë në eksperiencën time në Big Brother. Po kush e futi në botën e modës? Gazetari korrespodent nga Londra i Top Channel, Muhamed Veliu, i ka realizuar një intervistë Elisës për gazetën Shqip në vitin 2007. Në këtë intervistë thuhej se agjencitë britanike të modës kishin zbuluar një fotomodele të re, e cila ishte shqiptare.
Reklamonte produktet kozmetike të një kompanie
Fjala ishte pikërisht për Elisa Çaushin, e cila jetonte që 10 vjeçe në Londër dhe ishte përzgjedhur për të bërë reklamimin e produkteve kozmetike të një kompanie. Në atë kohë nëntëmbëdhjetë vjeçe, Elisa 1,69 e gjatë me sy e flokë kafe, u bë imazh i një rrjeti supemarketesh të një linjë kozmetike për vajzat e moshës 19-25 vjeç. Ajo u përzgjodh mes shumë vajzave të reja britanike gjatë audicionit, që u organizua për tu përzgjedhur në këtë reklamë. Një vit para kësaj ajo realizoi një set fotografish nga kompania Models Online, hera e saj e parë përballë një fotografi profesionist në studion e tij të quajtur Blue Room, thuhet në intervistën e Veliut. Nisur dhe nga këto oferta ajo mësohet të ketë përfunduar studimet në një kolegj londinez për terapi bukurie dhe estetikë. Pa mbaruar ende kolegjin ajo u punësua në një sallon modern bukurie në perëndim të Londrës duke punuar gjatë fundjavës. Përveç kësaj ka konkurruar dhe në një konkurs bukurie në Londër në vitin 2007. E ëma, e cila ishte një punonjëse banke në Tiranë, para se largohej drejt Londrës vendosi të jetojë me dy vajzat pas ndarjes nga i shoqi. Nuk dihen arsyet e ndarjes, por mesa thuhet pas divorcit as e ëma dhe as vajzat nuk komunikojnë me babain e tyre, i cili po ashtu jeton në Londër, ndërsa ka krijuar një familje tjetër. Pasi Elisa mori vendimin të hyjë në Big Brother, e ëma, Arta, vendosi të kthehet në Shqipëri duke lënë për pak kohë jetën e Londrës.