Pas 13 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marseida Shqarri kthehet në Tiranë me të parën ekspozitë fotografie në Galerinë Kombëtare të Arteve.

E çuditshme, por asaj nuk i pëlqen fare sporti. Si e bija e komentatorit të famshëm sportiv, dikur fëmijë është detyruar të shohë ndeshjet bashkë me të, ama sot mund ta thotë hapur se kjo gjë nuk i pëlqen më. E sigurisht, ai e ka lënë të zgjedhë, por gjithsesi një lloj gazetarie e bën edhe ajo. Por pa fjalë. Prej vitesh fotografia është kthyer në një nga pasionet e saj më të mëdha dhe këtë ka dashur ta ndajë edhe me të tjerë. Pas 13 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marseida Shqarri kthehet në Tiranë me të parën ekspozitë fotografie në Galerinë Kombëtare të Arteve. Një paraqitje tërësisht e veçantë, kuruar nga mjeshtri i fotografisë Petrit Kumi. Në albumin e fotografive të saj ajo ka pa fund pamje romantike, por ka preferuar të vijë në mënyrën më rrebele të mundshme. Përmes aparatit përpiqet të na fusë në botën e një komuniteti të veçantë njerëzish, të njohur rëndom si metalarë. Me pamjen e tyre të veçantë, mënyrën e të veshurit, të konceptimit të jetës, ata krijojnë deri diku një lloj distance me njerëzit e tjerë. Dhe të gjithë të pranishmit në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, për të cilën është kujdesur në veçanti i ati, Ahmet Shqarri, të parën gjë që i thoshin ishte: të frikshme! Kam dashur të ekspozoj natyrat e tyre dhe nuk janë të gjitha fotografi të frikshme. Diku tregohet edhe ana gazmore, e çlirët e tyre. Përgjithësisht ata nuk kanë qejf të njihen nga njerëzit, kanë dëshirë të rrinë në guaskën e tyre dhe të lidhen vetëm me njëri-tjetrin. Ndaj kam dashur të tregoj diçka më shumë nga ata, ndonëse ndoshta nuk kam arritur ta zbërthej krejt botën e tyre të brendshme, thotë Marseida, teksa shpjegon se kjo dëshirë nuk është e rastësishme. Ajo vetë është një adhuruese e muzikës metal dhe në një mënyrë, apo tjetër e ndien veten pjesë të këtij grupimi. Nuk i ka të lyera buzët me ngjyrë të errët, nuk ka ndonjë vëth në hundë, apo në vetull, por ama respekton ngjyrën e preferuar nga idhtarët e muzikës metal, të zezën.
Ja çfarë i pëlqen
Thotë se i pëlqen të fiksojë të veçantën, por më së shumti janë portretet njerëzore, që ajo kërkon të zbërthejë. Dëshira ime është të fotografoj sa më shumë. Dëshiroj të vij në Shqipëri dhe të fiksoj portretet e njerëzve rrugës, ata që shesin, nënat që marrin fëmijët nga shkolla, shoferë autobusi... Më pëlqen të zbuloj se çfarë thotë një njeri nga një shikim, apo një gjestikulacion trupi.., thotë ajo, duke shpresuar që në ekspozitën e ardhshme të shfaqet ndryshe. Kur hyn në sallën ku ka ekspozuar sheh edhe pak fotografi që nuk lidhen me muzikën metal. Dua të tregoj se di të bëj edhe gjëra të tjera. Më pëlqen edhe natyra, por diçka e veçantë, jo e përsëritur. Më pëlqen detaji. Ashtu si ndodh rëndom, i është qasur fotografisë si një hobi, pa e ditur, se më pas do ti dedikohej vetëm asaj. Në fillim, gati tetë vjet më parë, lindi si hobi, teksa punoja në një laborator fotografie. Aty fillova të luaja me aparatin e duke parë fotografitë e tjerëve, më lindi dëshira të fotografoj edhe unë. Por nuk e shihja veten të ditur nga ana teknike, ndaj dhe u regjistrova në një shkollë fotografie në Boston (New England School of Photography). Për dy vjet kam studiuar intensivisht për këtë gjë dhe tani punoj vetëm me fotografinë, në bashkëpunim me fotografë të tjerë, në studio të ndryshme, nëpër evenimente. Përgjithësisht ata nuk kanë qejf të njihen nga njerëzit, kanë dëshirë të rrinë në guaskën e tyre dhe të lidhen vetëm me njëri-tjetrin. Ndaj kam dashur të tregoj diçka më shumë nga ata, ndonëse ndoshta nuk kam arritur ta zbërthej krejt botën e tyre të brendshme, thotë Marseida, teksa shpjegon se kjo dëshirë nuk është e rastësishme. Ajo vetë është një adhuruese e muzikës metal dhe në një mënyrë, apo tjetër e ndien veten pjesë të këtij grupimi. Nuk i ka të lyera buzët me ngjyrë të errët, nuk ka ndonjë vëth në hundë, apo në vetull, por ama respekton ngjyrën e preferuar nga idhtarët e muzikës metal, të zezën. Fotografia është shumë e gjerë dhe mund ta shfrytëzosh. Kam punuar edhe fotografi mbi arkitekturën, sepse është e vështirë të jetosh vetëm me fotografinë artistike, thotë Marseida, e cila shpreson që shumë shpejt të kthehet në Tiranë. I mungon qyteti i saj dhe thotë se nga vera mund të kthehet. Pas 13 vitesh largimi, nuk e di se sa do të mund të ripërshtatet. Por thotë ta provojë një herë.
Nuk më pëlqen sporti!!!
Për të ftuarit në ceremoni, kujdeset në veçanti i ati, Ahmet Shqarri. Ajo vetë tashmë ka shumë pak lidhje, megjithatë Biblioteka e GKA-së, është mbushur plot me njerëz. Ai përpiqet ta prezantojë me të gjithë.. Ai është më i emocionuar se unë, thotë Marseida. Ajo nuk mund ta fshehë se ndonëse nuk i ka imponuar rrugën që duhet të zgjedhë, ai e nxit të ecë përpara. Më aktivizon 120%, por është shumë mirë për mua, sepse kam nevojë për një shtysë, vazhdon ajo. Ndryshe nga i ati, ajo nuk ka asnjë lidhje me sportin, madje as joshet që të bëjë fotografi sportive. Nuk kam bërë foto sporti... Nuk më pëlqen. E kam parë dikur sportin me tim atë, por në Amerikë nuk më bie ndërmend për futbollin, hokein, apo bejsbollin. Edhe ai e di, por fëmijëve ske çu bën... Nuk di çju ka thënë, por as që do tia dijë fare për sportin..., thotë Ahmet Shqarri, që gjithsesi duket i kënaqur nga arritjet e së bijës.