Katy thotë se janë këto sekretet e suksesit të saj, në muzikë dhe dashuri. E martuar prej tre muajsh me një burrë që më parë kishte të dashur edhe Kate Moss, nuk u trembet rivalëve: Kam armët e mia sekrete
Bashkëshorti im më befason çdo ditë, më bën të qesh me lot. Së bashku bëjmë një çift perfekt. Por më vjen inat dhe bëhem xheloze kur më pyesin shpesh për të. Por në të vërtetë është ajo që nuk resht së foluri për të. Transgresive? Ndoshta në skenë. Katy Perry tregon se është një grua shumë e dashuruar, madje ndihet në ekstazë kur duhet të bëjë bilancin e tre muajve të parë të martesës. Sigurisht, duke lënë mënjanë Princin William dhe të fejuarën e tij, Kate, popstari amerikan dhe aktori dhe prezantuesi anglez kanë qenë çifti më i përfolur i vitit 2010. Të dy u njohën në shtator të vitit 2009.
Ajo i hodhi një shishe plastike në kokë, ndërsa ai tha në skenë: Katy Perry nuk fitoi çmimin dhe rri në të njëjtin hotel si unë: do të ketë nevojë për një njeri që ta ngushëllojë kur të qajë. Që nga ai moment nuk u ndanë më. Në 23 tetor të vitit 2010 erdhi edhe dasma hollivudiane, me rite hindu dhe festën që zgjati një javë në një pallat përrallor në Indi, afër një pylli me tigra, elefantë, zogj ekzotikë dhe njerëz të famshëm. Nuk deshëm një event publik, as foto ekskluzive që u shiteshin gazetave. Kjo e jona nuk është një histori kopertinash. Jemi dy njerëz që gjetëm atë çfarë kërkuam. Por çfarë tipi mund të jetë Katy që u martua me një burrë si Russell Brand, një yll në Angli, por gjithashtu i njohur për të kaluarën e tij të errët në lidhje me drogën dhe varësinë nga seksi. E rritur në Santa Barbara, në Kaliforni këngëtarja tregon për një fëmijëri të varfër, për prindërit dy pastorë të krishterë, për kohën kur këndonte në kishë dhe ëndërronte të bëhej si ato popstaret që shikonte në televizor bashkë me miqtë.
Mamaja nuk më linte të dëgjoja muzikë rok. Mos ndoshta këngët e vajzave që puthen dhe përzierjet mes Burlesque dhe Betty Boop janë një rebelim kundër kësaj të kaluare me sfond fetar? Jo aspak: pas suksesit të Katy-t qëndrojnë pikërisht prindërit e saj që e dërguan në shkollë kërcimi dhe baleti. Pikërisht përmes kishës në moshën 16-vjeçare i erdhi një kontratë nga shtëpia e parë diskografike. Prindërit më kanë mbështetur shumë. Në fillim ime më nuk më linte të këndoja. Por pastaj më mësuan ata si të veproja me kokën time. Perry është mbiemri i nënës së saj, sepse ai i vërteti është Hudson. Në vitin 2008, kur I kissed a girl e bëri të famshme, të gjithë besonin se vinte nga hiçi. Në të vërtetë e kisha ndërtuar kultin tim për të paktën dhjetë vjet. Por askush nuk e mori seriozisht. Nuk e vrava shumë mendjen, e dija që vleja më shumë. Specialiteti i saj është të ndryshojë imazh, por tani po përqendrohet më shumë te muzika.
Kam dy albume të tjera në kokë dhe më duhet të zgjedh se çfarë do të bëj, jam Lady boss!». Të njëjtat gjëra thotë edhe Russell: në shtëpi është ajo që vendos. Teksa ngre sytë thotë: Sigurisht që ajo vendos, edhe kur duhet të bëj manikyrin. Katy i ka fiksim duart. Në qafë ka një varëse me një dorë. Ma ka dhuruar Russell në takimin e parë. Është një dorë e paqes hindu, dhe e rrethuar me diamante të zeza. Jo keq si për takimin e parë.
Pastaj shkuan për darkë në Los Angeles, ai e shoqëroi në shtëpi me makinë dhe në sediljen e pasme ishte një kopje e Booky Wooky, libri autobiografik i Brand. I kërkova të ma jepte. Hapi librin dhe shkroi: Ti je si një sirenë e bukur. Pastaj më vuri varësen në qafë. Disa kapituj të Booky Wooky (ata mbi varësinë e Brand nga heroina dhe seksi dhe mbi raportin e vështirë me të atin, për atë herë që ishte veshur si Bin Laden ditën pas 11 shtatorit) kishte bërë që shumë vajza të largoheshin, por jo Katy-n. Librin nuk e mbarova. Mendova se ishte më mirë ta zbuloja vetë se çfarë njeriu ishte Russell. Për shtypin, Brand që prej pesë vjetësh është një njeri ndryshe: shumë yoga, aspak alkool dhe drogë. Gjëja më e çuditshme është se është akoma gjallë. Çfarë më bëri të dashurohesha me të? Duke e parë se si ishte me njerëzit, me fëmijët. Ka ndryshuar dhe tani do të ndihmojë të tjerët. Të mitë e adhurojnë: është një njeri shumë i mirë do ta shihni vetë. Bashkë do të hapim një organizatë bamirësie. Gjithmonë ka njerëz që kanë nevojë për paratë tona.
Por çfarë e bëri atë të dashurohej me një burrë si Brand? Kam sekretet e mia që nuk dua ti tregoj. Por nuk jam e turpshme dhe dua ti them gjërat që kam. Asnjë mikeshë e juaja, as Rihanna nuk ju tha se u martuat shumë shpejt? Ndihesha gati. Kam pasur shumë meshkuj të tjerë para se të lidhesha me Russell: kur njoha atë, e kuptova se ishte njeriu i duhur për mua. U ndjeva e dashur dhe e dashuruar pa kushte. Në albumin e saj të fundit, Teenage dream, disa këngë duket se flasin pikërisht për atë, si për shembull Firework, kënga e re e nxjerrë nga albumi. I kam shkruar para se ta njihja, por ishte njëlloj sikur ta dija që do të hynte në jetën time. Tani adhuroj gjithçka angleze. Kemi shtëpi në Amerikë, por unë dua edhe një këtu në Londër. Dua edhe një pasaportë angleze pse jo edhe një titull fisnik, sepse pastaj do të jem: Lady Katy Brand. I pëlqen shumë Victoria Beckham, Vivienne Westwood, Kate Moss. Meqë ra fjala, Brand e fillon Booky Wooky 2, vazhdimin kujtimeve të tij për historinë e tij me Kate. Ja se çfarë tregon? Kate është e mrekullueshme. Jetë të gjatë Katy dhe Russell, çiftit më romantik që mund të takosh.