E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipi i tij i menaxherëve në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi mbrëmje me muzikë romantike, të pëcjellur me shumë emocione. Ata thonë se kanë pasur një problem të vogël gjatë furnizimit të pianos adekuate, por virtuozi maqedonas Simon Tërpçevski u ka dalë në ndihmë dhe ua huazoi instrumentin e tij personal për koncertin e sotëm.
Pianisti francez Klajderman sonte nė Shkup









Ylli francez i pianos Riçard Klajderman sonte do të performojë në Metropolis arenë në Panairin e Shkupit me fillim në orën 20 e 30 minuta.

"Princi i romantikës" do të shoqërohet nga Orkestri harkor i Filarmonisë së Maqedonisë.

Ekipi i tij i menaxherëve në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi mbrëmje me muzikë romantike, të pëcjellur me shumë emocione. Ata thonë se kanë pasur një problem të vogël gjatë furnizimit të pianos adekuate, por virtuozi maqedonas Simon Tërpçevski u ka dalë në ndihmë dhe ua huazoi instrumentin e tij personal për koncertin e sotëm.

Klajderman sonte do ta befasojë publikun e Maqedonisë me dy melodi ekskluzive. Menaxherët e pianistit potencuan se ai ka në plan të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministren e Kulturës Elizabeta Kançeska - Milevska.

Në librin e Ginisit të rekordeve, Klajdermani është shkruar si "pianisti më i suksesshëm botëror" me mbi 90 milionë albume të shitura nëpër botë. Deri tani ka inçizuar mbi 1.200 melodi.

Organizator i koncertit në Shkup është Grupacioni ERA Ekspo media.

Publikuar: 10.04.2009 | 22:47
Lexuar: 823 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime