E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithsesi, situata edhe atje ishte pak e vështirë, ku shumë njerëz janë mjaftuar të shijojnë borën deri në mes të rrugës, pasi kalimi ishte i vështirë pa zinxhir.
Njė ditė nė Malin e Dajtit









Bora ka zbardhur thuajse gjithë territorin e Shqipërisë, mirepo në malin e Dajtit shumë të rinj dhe familjarë kanë preferuar të kalojnë një ditë ndryshe.

Gjithsesi, situata edhe atje ishte pak e vështirë, ku shumë njerëz janë mjaftuar të shijojnë borën deri në mes të rrugës, pasi kalimi ishte i vështirë pa zinxhir.

Ulja e temperaturave në territorin e vendit tonë ka bërë që reshjet e borës të zbardhin gjithë vendin.

Edhe kryeqyteti u mbulua nga bora për pak minuta.

Ne preferuam që të pasqyronim jo vetëm problematikën që vjen nga reshjet e borës, por edhe anën tjetër, atë të shijimit të një dite me borë.

Panorama ishte mjaft çlodhëse dhe ku reshjet e borës binin pa pushim.

Shumë të rinj dhe familjarë kishin preferuar të ngjiten me makina për të luajtur me topa bore.

Ngrirja e borës në rrugë, bënte që shumë makina të ktheheshin në mes të rrugës, pasi kalimi ishte i vështirë pa zinxhir, ndërsa për makinat e ulëta, kalimi ishte i pamundur.

Si për t’u bërë sfidë kushteve atmosferike, shumë prej të rinjve preferonin të luanin me borën anësore të rrugëve, si edhe të fiksonin momente të veçanta në aparatet e tyre fotografikë.

Sipas sinoptikanëve, reshje të dendura shiu e dëbore do të ketë në të gjithë Shqipërinë këtë fundjavë.

Situata më problematike do të jetë në Veri dhe qendër të vendit, pasi reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë me intensitete të larta.

Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rritje me 2-3 gradë, por edhe mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 75 km/h dhe drejtim jugor-jugperëndimor e kjo do të bëjë që dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon, të arrijë forcën 8 ballë.

Publikuar: 23.01.2011 | 15:38
Lexuar: 826 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime