Në periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars sivjet, të ardhurat e përgjithshme janë 15,163 miliardë denarë, ndërsa sipas asaj që është planifikuar është dashur të grumbullohen 16,755 miliardë denarë, ndërsa mjetet e prëgjithshme të planifikuara për tërë vitin janë 77,247 miliardë denarë.
Në tremujorin e parë të vitit, të ardhurat tatimore të akcizave janë për 9,5 për qind më të vogla nga të planifikuarat me Buxhetin për vitin 2009.
Në periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars sivjet, të ardhurat e përgjithshme janë 15,163 miliardë denarë, ndërsa sipas asaj që është planifikuar është dashur të grumbullohen 16,755 miliardë denarë, ndërsa mjetet e prëgjithshme të planifikuara për tërë vitin janë 77,247 miliardë denarë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për të ardhura publike, dështime më të mëdha gjatë grumbullimit të mjeteve ka tek tatimi i vlerës së shtuar, ku të ardhurat janë për 11,38 për qind më të vogla se ato që janë planifikuar. Për këtë periudhë janë mbledhur 8,175 miliardë denarë. Tek tatimi personal i të ardhurave janë mbledhur më pak mjete për 9,01 për qind. Nga ky tatim në Buxhet janë derdhur 2,028 miliardë denarë, gjegjësisht janë grumbulluar 1,996 miliardë denarë, ndërsa tek akcizat ka më pak të ardhura për 5,21 për qind, gjejgësisht janë grumbulluar 2, 964 miliardë denarë.
Në DAP theksojnë se në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar mjetet e grumbulluara nga tatimet dhe akcizat janë më të vogla për 10,3 për qind. Ralizimin e këtillë të vogël e elaborojnë me atë që në tremujorin e parë të vitit të kaluar ka pasur pagesë më të madhe dhe se ky ka qenë shkaku edhe për ribalancimin e bërë të buxhetit për vitin 2008.