E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Unë nuk e di nëse njerëzit janë të kënaqur, por unë jam. Ata kanë çdo të drejtë për të kërkuar më shumë, por i ftohti që mbretëroi na ndaloi për ta bërë këtë”, theksoi Guardiola.
Guardiola: Mourinho, mė i miri nė botė









Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ishte shumë i kënaqur me fitoren e arritur në Camp Nou ndaj Racing Santanderit, por nuk u shpreh optimist për lëshim të pikëve nga Real Madridi ndaj Mallorcas.

“Unë nuk e di nëse njerëzit janë të kënaqur, por unë jam. Ata kanë çdo të drejtë për të kërkuar më shumë, por i ftohti që mbretëroi na ndaloi për ta bërë këtë”, theksoi Guardiola.

Jose Mourinho kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se nëse epërsia në pikë zgjerohet më shumë se pesë pikë mes Realit dhe Barcelonës, atëherë titulli do të ishte i humbur. I këtij mendimi nuk është Guardiola.

“Unë nuk e ndaj të njëjtin mendim. Nëse ne do të krijojmë epërsi më të thellë, atëherë titulli nuk do të jetë i blinduar. Me një rival si Reali përballë, asgjë nuk vendoset deri në fund. Të dielën do të kemi përsëri katër pikë përpërasi ndaj Realit, pasi që ata kanë trajnerin më të mirë në botë dhe një ekip shumë të mirë”, përfundoi Guardiola.

Publikuar: 23.01.2011 | 17:27
Lexuar: 388 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime