Shumë prej burrave nuk dinë as ngjyrën e syve dhe as rolin profesional të gruas së tyre, për të mos folur pastaj për ushqimet.
Kjo mungesë vëmendjeje i çon çiftet jo rrallëherë drejt grindjeve dhe konflikteve të ndryshme. Jemi të martuar prej 40 vjetësh dhe burri im, çdo mëngjes më pyet nëse dua kafe. Sa i sjellshëm do të mendoni ju. Sa keq që unë nuk e pi kafen, sepse më dhemb stomaku. Pavarësisht se çiftet ulen çdo ditë në të njëjtën tavolinë për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, burrat duket se nuk dinë asgjë për gratë apo shoqet e tyre. Sipas asaj që tregon Daily mail, miliona anglezë nuk i njohin mirë shoqet e tyre, madje shumë nuk dinë të thonë as se çfarë ngjyre i kanë sytë. Por ky nuk është problem vetëm i anglezëve, të njëjtin shqetësim femrat e kanë kudo. Kjo mungesë vëmendjeje, shpesh e patolerueshme është një prej arsyeve që i çon çiftet jo rrallëherë drejt ndarjes.
Sondazhi
Një sondazh i bërë tek 2 mijë meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12 për qind nuk e dinë ngjyrën e syve të së dashurës, 10 për qind nuk e dinë ditën e lindjes, ndërsa 8 për qind as që e ka idenë për ngjyrën natyrale të flokëve. Pastaj, një në tre burra nuk është në gjendje të thotë se cili është parfumi i preferuar i femrës që ka në krah. Shumë kanë probleme serioze me veshjet, por dhe më i rëndë është fakti se nuk dinë me saktësi rolin saj profesional apo emrin e mikeshës së ngushtë. Kjo lloj injorance u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur bëhet fjalë për të bërë dhurata në ditë të caktuara të vitit. Kërkuesit thanë se të paktën 27 për qind e meshkujve ka blerë veshjen me masën e gabuar. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se femrat janë më të kujdesshme ndaj këtyre detajeve. Sipas ekspertes së marrëdhënieve në çift, Francine Kaye, ajo që për dikë është një datë e rëndësishme, mund të jetë pak e konsiderueshme për një mashkull: Nëse doni që të kujtohet për detaje të veçanta duhet tia kujtoni. Me meshkujt nuk duhen përdorur kurrë nënkuptime. Thojani gjithmonë gjërat në mënyrë të qartë. Për shembull, nëse doni diçka për Shën Valentinin duhet tia kërkoni, sepse prej vitesh është vërtetuar se ata që nuk dinë të bëjnë dhurata ose bëjnë atë të gabuarën, janë meshkujt.
Ata blejnë gjithmonë të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave. Sipas sondazheve, 60 për qind e femrave mendojnë se është tepër romantike që partneri tu propozojë për martesë ditën e Shën Valentinit, megjithëse në rast se e dashura jote dëshiron të martohet me ty, do ta mirëpresë propozimin kurdo qoftë. Një sondazh i kryer mbi më shumë se 8500 njerëz, zbuloi se dy të tretat e martesave kanë nisur me propozim zyrtar - që vazhdon të bëhet në pjesën dërrmuese të rasteve nga meshkujt. Një tjetër sondazh i zhvilluar në Amerikë, gjatë të cilit u pyetën 50 mijë veta, njerëzit mendojnë se propozimi është i nevojshëm. Të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se gjestet solemne në të tilla raste luajnë rol shumë pozitiv.