Zyra për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) organizoi një sërë takimesh me shtëpi konsultuese dhe ekspertë për përpunimin dhe aplikimin në projekte nga IPA Programi, fondet e ambasadave të ndryshme dhe grande tjera që janë në dobi të qytetarëve.
Kjo formë menaxhuese është standard në shumë shtete të zhvilluara ku nëpërmjet kompanive konsultuese përgatiten aplikacione cilësore që kanë gjasa shumë të mëdha që të fitojnë projekte nga lëmi të ndryshme siç janë infrastruktura, mbrojtja e ambientit, përforcimi i kapacitetevе menaxheriale dhe resurseve njerëzore, modernizimi i arsimit etj.
Zyra për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) organizoi një sërë takimesh me shtëpi konsultuese dhe ekspertë për përpunimin dhe aplikimin në projekte nga IPA Programi, fondet e ambasadave të ndryshme dhe grande tjera që janë në dobi të qytetarëve.
Duke marrë parasysh bllokadat e njëpasnjëshëm dhe injorimin total nga institucionet qendrore, kjo është alternativa e vetme dhe më e dobishme për komunën e Gostivarit që të mund të sigurojë mjete për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e cilësisë në arsim, shërbime më efikase ndaj qytetarëve, zhvillim rural etj., theksoi kryetari i komunës prof.dr. Rufi Osmani, në takimin e radhës me këto shtëpi konsultuese.
Ndër projektet e para që u diskutuan ishte projekti për modernizim të ndriçimit publik në komunën e Gostivarit, projekt ky që kapën shifrën prej rreth 400.000 euro dhe i cili synon të vendosë një sistem qendror të ndriçimit publik dhe të ofrojë kursim deri në 40% në energji.
Për këtë projekt komuna tashmë ka aplikuar që prej muajit shkurt 2010 nëpërmjet Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar që është përgjegjëse për donacione të Republikës së Sllovenisë deri tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu pati një debat serioz dhe konkret në drejtim të përgatitjes së projekt propozimit dhe aplikimit për ndërtimin e një fabrike për ujë të pijshëm, projekt ky që është treguar i suksesshëm dhe i realizueshëm në një komunë në Maqedoni.
Në suaza të këtyre takimeve është diskutuar edhe ideja për aplikim në programin "Europe for Citizens", program ky i cili si prioritete kryesore ka inkurajimin e qytetarëve të marrin pjesë aktive në procesin euro-integrues, zhvillimin e një identiteti evropian dhe përforcimin e kuptimit të ndërsjellë mes evropianëve.
Duke marrë parasysh kompetencat dhe përvojën e këtyre shtëpive konsultuese, Komuna e Gostivarit është optimiste se së shpejti qytetarët e saj do të mund të shohin edhe rezultatet e para nga kjo nismë e cila do të rezultojë me projekte të ndryshme në drejtim të rritjes së standardit dhe cilësisë në përgjithësi në komunën e Gostivarit.