Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përcaktim të kushtit plotësues për kryerje të funksionit publik, në lexim të parë. Ndryshimet e ligjit për lustrim janë parashtruar nga koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Tahir Hani dhe Silvana Boneva dhe deputetët Rafiz Aliti nga BDI-ja dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja.
- Kuvendi sot do të debatojë rreth Propozimit për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Qeveria deri te Kuvendi propozoi ndryshime të Kushtetutës me të cilat kërkohet nbdryshim i paragrafit 2 nga neni 4 në Kushtetutë, në të cilin propozohet të përcaktohet mundësia për riatdhesim të shtetasve të Republikës së Maqedonisë vendeve të tjera, në pajtim me Marrëveshje ndërkombëtare dhe anasjelltas, për vepra të kryera penale nga sfera e krimit të organizuar, persona të cilët e kanë keqpërdorur shtetësinë e dyfishtë ose evitim të përgjegjësisë ndëshkuese. Komisioni për çështje kushtetuese javën e kaluar vendosi që Propozimin t'ia dorëzojë Kuvendit.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përcaktim të kushtit plotësues për kryerje të funksionit publik, në lexim të parë. Ndryshimet e ligjit për lustrim janë parashtruar nga koordinatorët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Tahir Hani dhe Silvana Boneva dhe deputetët Rafiz Aliti nga BDI-ja dhe Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Si pika e 37-të e seancës është edhe Informata për gjendjen dhe ndodhitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e parashtruar nga grupet e deputetëve të LSDM-së, PRSD-së, PL-së, AR-së dhe Demokracisë së Re.
Në kuadër të seancës së 135-të të Kuvendit, në rend dite janë edhe disa ratifikime, ndryshime dhe plotësime të ligjeve dhe propozim-ligje në lexim të parë dhe të dytë.