I linduri në Australi Asanzh u gjend në listë para Zotit, princeshës daneze Meri dhe kryeministres Xhulia Gilard në garën për këtë titull, të cilën çdo vit e ndan kjo revistë.
Themeluesi i Internet faqes "Uikiliks" Julian Assange është zgjedhur "Australiani më i keq i vitit" nga revista australiane për burra "Zoo uikliks" për shkak të publikimit të qindra dokumentave të besueshme diplomatike.
I linduri në Australi Julian Assange u gjend në listë para Zotit, princeshës daneze Meri dhe kryeministres Xhulia Gilard në garën për këtë titull, të cilën çdo vit e ndan kjo revistë.
"Sido që ta shikoni këtë aferë, mbetet fakti se themeluesi i 'Uikiliks'-it e ka shkelur të drejtën se 'ajo që është sekret duhet të mbetet si e tillë'", shkruan "Zoo uiklis".
Vendi i dytë i takoi Perëndisë për shkak të përmbytjeve katastrofike në Australi, i treti princeshës daneze Meri, e cila është me prejardhje australiane, për shkak të të folurit të saj me theks danez, ndërsa pozitën e tretë e zuri kryeministrja Xhulia Gilard për shkak të ardhjes së saj në pushtet në vendin e Kevin Radit pas tronditjeve brendapaqrtiake.