E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diellza Kolgeci është femra kosovare e cila shquhet për avanturat e saja të shumta në botën e artit. Guximtarja, nofkë kjo e cila besoj se i shkon mjaft për shtati Diellzës, kësaj radhe ka vendosur ta sfidoj vetën edhe në një segment ku më herët nuk ka arritur ta sprovoj vetën. Diellza Kolgeci tashmë është bashkë prezantuese me moderatorin e shquar shqiptar Adi Krasta, në show emisionin e pasditës në Top Channel, “E diell”.
Diellza Kolgeci pėrkrah Adi Krastės











Ndonëse nga një pjesë e audiencës kjo detyrë e pranuar nga Diellza mendohet se është e vështirë dhe mjaft sfiduese, përkundrazi Diellza thot se deri më tani ajo ka pranuar dhe realizuar oferta edhe më të vështira se kjo e fundit.

Përndryshe Diellza Kolgeci, ndihet e privilegjuar për përzgjedhjen e saj që kan bërë Armendi dhe Aida autorët e emisionit “E diell”, që ajo të jetë moderatore përkrah Adi Krastës. Jo vetëm kaq, në këtë intervistë ekskluzive, Diellza Kolgeci zbulon edhe një befasi… E se cila është ajo, kuptojeni nga materiali në vazhdim!

Nga RAJAN ARAPI

Diellza, posa keni filluar punën si prezantuese në emisionin “E diell” në Top Channel. Na tregoni si erdhi deri tek oferta që ju është bërë për këtë projekt televiziv?

Oferta më është bërë nga Aida dhe Armendi dhe jam ndier e nderuar që më është bërë pikërisht nga këta dy sepse ata njihen si artist të mëdhenj, dhe e kan pas besimin se unë do të mund të bëjë një gjë të tillë, edhe pse kur më parë nuk e kam bërë një gjë të tillë, për këtë arsye jam ndier e nderuar që ata kan pas mendim që unë do ti dal ballë kësaj sfide ta quaj ashtu duke marr parasysh se jam në mesin e atyre që jan me vite të tëra në televizion dhe se eksperienca e tyre është tepër e madhe.

Sa ka qenë e vështirë ta pranoni një detyrë të tillë dhe besoj të vështirë, kur dihet se më herët nuk keni prezantuar në ndonjë televizion tjetër?

Hmmm… Unë njihem për avanturat e mia në profesione të ndryshme sa i përket fushës së artit, kam pranuar detyra edhe më të vështira, mendoj se është mirë njeriu deri sa është në moshë të re të sprovoj vetën në shumë fusha. Përvoja është pasuri e jetës por gjithmonë duke mos e harruar vetën në rend të parë, që do të thot jo çdo herë të pranosh oferta që nuk shkojn në interesin tënd.

Si shkoi emisioni i parë, trema, emocionet, dhe gjitha elementet tjera shoqëruese?

Tremë jo por emocione po, besoj se çdo kush, secili artist i vërtetë duhet të ketë emocione e sidomos në këtë rast kur prezent ishte një publikë e re për mua, që din të vlerësojnë artin dhe normal që ke përgjegjësi më të madhe. Problem i vetëm i imi ishte të ftohtit që mbretëronte në sall, aty ishte tepër ftoht.

Sa kishit problem me gjuhen dhe dialektin, a është dashur ta ndryshonim, kur dihet se dallon ai i Kosovës me të Shqipërisë?

Jo nuk kisha fare problem. Unë e dij që shumë kosovare kur shkojn në Tiranë menjëherë e ndrojn dialektin e tyre gjë që më duket shumë fallc. Unë jam për atë që të flitet gjuha sa më e pastër shqipe, por asesi të ndryshoj dialektin tim, sepse atëher nuk do jem unë Diellza. Unë edhe në emisione të ndryshme ku intervistohem gjithmon flas si e flas gjuhën në jetë të përditshme.

A keni pasur pregatitje paraprake, para paraqitjes tuaj live?

Unë jo pasi që jam e ngarkuar prej të hënes e deri të premten me punët e mia në Prishtinë, që do të thot se nuk kam bërë asnjë prove. Por atje bëhen provat dhe mund të them se janë shumë profesionist në punën që e bëjne pasiqë punojn shumë dhe secili e din punën dhe detyrën e vet, kjo më pëlqen shumë.

Prezantimi juaj përkrah Adi Krastës, paraqiti për juve lehtësi, apo ndoshta më tepër përgjegjësi?

Adi njihet si një ndër moderatorët më të mirë që ka shqiptaria. Përgjegjësi kam vetëm para publikut por në të vërtetë Adi me gjithë atë talent që ka mundet çdo kujt t’ja lehtëson punën si moderatore. Ai është shumë sharmant në punën që bënë, kështu që mund të them se edhe në këtë detyrë të re kam pas fatin të bashkpunoj me njerëzit më të mirë të këtij profesioni. Mendoj dhe do te quaj vetën me fat kur edhe në eksperiencën time në film kur isha në një moshë shumë të re luajta përkrah të madhit Faruk Begolli dhe ndoshta nga ajo kohë unë kam fituar një vetëbesim të cilin po ashtu ma shtoi rexhisori yn i mirënjohur Ekrem Kryeziu dhe Faruk Begolli.

Garderoba, pastaj grimi dhe gjitha elementet tjera të dukjes, janë përgjegjësi e juaja, apo të gjitha janë duart e personave përgjegjës pran ekipit të emisionit “E diell”?

Në Top Channel të gjithë janë profesionist, duke filluar nga grimerja, floktarja, garderobierja etj. Por sa i përket grimit dhe flokëve unë grimin e kam bëre vet se më pëlqen ai grimi shumë natyral, për flokë është kujdesur këtë herë Kaci, ndërsa për fustan e kam bërë këtë herë vet poashtu.

Diellza Kolgeci


Si ju priti publiku i Shqipërisë, dhe cilat ishin në përgjithësi komentet pas emisionit?

Publiku ishte shumë i mirë dhe me priti jashtzakonisht mirë, komentet ishin shumë pozitive si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri, dhe i falemnderoj të gjithë për fjalët e mira.

Cila është marrëvshja e juaj me Top Channel, për sa kohë do jeni prezantuese në “E diell”?

Do jem prezente deri kah 20 maji.

Është thënë se së shpejti autor i këtij emisioni do jetë Armend Rexhepagiqi. A ju gëzon ky fakt. Pse?

Armendi dhe Aida janë autor dhe për këtë arsye kam pranuar oferten sepse ata janë njerzit apo më mirë të them artistët më profesionist që ka Kosova. Janë në këtë botë të artit një kohë të gjatë, kudo që ata kanë prezentuar Kosovën sikur edhe në ish Jugosllavi, ata na kan bërë të mburemi me ta. Tjetra është se ata din se çka duan nga personat me të cilët punojn, është shumë lehtë të punosh me ta sepse thash janë shumë profesionist për këtë i dua dhe i çmoj shumë.

Gjatë kësaj periudhe sa do jeni prezantuese në “E diell” do udhëtoni vazhdimisht apo tashmë jeni akomoduar në Tiranë?

Jo nuk jam akomoduar në Tiranë sepse unë kam jeten në Prishtinë dhe nga e hëna deri të premten jam me punën time në Prishtinë. Do me duhet të udhëtoj në Tiranë çdo fundjavë që do të thot se do të kem shumë lodhje, por që e di se do ja dal.

Sa kan ndryshuar planet paraprake të Diellzes, pas punës që keni filluar në Top Channel?

Planet nuk kan ndryshuar aspak vetëm se të diellave tash nuk mund të relaksohem me makiato në Prishtinë por më duhet të punoj. Unë vazhdoj jetën normal që e kam thash edhe përkundër angazhimeve të shumta që kam, provimet për magjistraturë të cilat më marrin kohë dhe energji por që unë besoj së njeriu kur don ja arin çdo gjë në jetë.

Sa mendoni do ndikon ky emision dhe kjo ofertë, që në të ardhmen Diellzen ta shohim me ndonjë projekt autorial në njërin nga mediumet e Kosovës?

Hmmm kjo ofertë më është bërë në kohën e duhur pasi që unë ka një vit që po pregatis diçka rreth një projekti timin që do të jetë emision me shumë befasi, dhe kjo ofertë që më është bëre nga Aida e Armendi ka qenë diçka e mirëseardhur, si një lloj shkolle para se ti futem emisionit tim. Këtë sekret ta thash ty Rajan për herë të parë si shumë tjera në intervistat e kaluara.

Publikuar: 24.01.2011 | 06:20
Lexuar: 3048 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
zajmina (12/02/2012 18:17:18) shum e bukur je diellza nga zajmina vajsari e ke ket veq vazhdo loqk te duaa shummm

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime