Një avokat i ri që hyri në politikë dhe për një kohë të shkurtë u bë një ndër emrat më të njohur të Parlamentit të Maqedonisë. Konkurroi për përgjegjësinë e kryetarit të komunës Saraj dhe fitoi pa diskutim. Tani është një ndër kryetarët më të suksesshëm të komunave në Maqedoni. Mirëpo, YllPress.com ka zgjedhur tju sjell juve një intervistë ndryshe me kryetarin e Sarajit Blerim Bexhetin, me të cilën ju do të zbuloni jetën e tij private.
YllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?
Blerim Bexheti: Një ditë për mua fillon me punë dhe përfundon deri vonë në takime me qytetarë. Të ushtrosh funksionin e Kryetarit të Komunës është përgjegjësi e madhe dhe angazhim maksimalë dhe i drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të qytetarëve. Shkurt do të kisha thënë ditët i kalojë shumë ngjeshur.
YllPress:- Z. Bexheti, cila është statusi juaj sociale?
Blerim Bexheti: Jam i martuar, baba i tre fëmijëve, një vajzë dhe dy djem. Vajzën e kamë fëmijën e parë Elmën gjashtë vjeçare dhe dy djemtë Valonin katër vjeçar dhe Nimetin dy vjeçar.
YllPress:- Çfarë është familja për ju?
Blerim Bexheti: Familja është gjëja më e shenjtë në botë për mua, e cila do një përkushtim të pakompromis dhe është çështja më e ndjeshme për mua. Në disa raste tejkalojë agjendën politike që ti përkushtohem familjes, por ka raste kur shumë pakë qëndrojë me familjen dhe fëmijët.
YllPress:- Po shëndeti?
Blerim Bexheti: Gjith ashtu, shëndeti ka një prioritet për jetën e përgjithshme të njeriut. Pa një shëndet të mirë nuk mundet që njeriu të jetë efektivë dhe i suksesshëm në punë.
YllPress:- Cili është hobi juaj?
Blerim Bexheti: Preferojë që më tepër të merrem me futboll, nëse kamë kohë të lirë për vikend.
YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Blerim Bexheti: Vend më të preferuar e kamë Austrinë dhe kryeqytetin e sajë Vjenën.
YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?
Blerim Bexheti: Të lumtur më bënë kur me sukses mbarojë ndonjë projekt në të kundërtën pikëllohem kur nuk realizohen sipas parashikimeve.
YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?
Blerim Bexheti: Edhe fundjava nuk ndryshon aq shumë nga një ditë e përditshme e imja, por si do qoftë është pak më e relaksuar dhe gjendet një kohë e shkurtë që ti përkushtohesh familjes.
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Blerim Bexheti: Nuk jam i lëshuar shumë nga ushqimet, kështu që nuk kamë ndonjë specialitet apo gjellë më të preferuar.
YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?
Blerim Bexheti: Muzikë më të preferuar e kamë atë popullore shqiptare, kështu që ndonjëher dëgjojë edhe muzikë të lehtë, ndërsa edhe pse nuk kam kohë që të shohë ndonjë filmë por më tepër i preferojë filmat me përmbajtje historike dhe ata me aksione.
YllPress:- Cili është libri i fundit që keni lexuar?
Blerim Bexheti: Kohën e lirë në mbrëmje deri në mesnatë e kalojë duke lexuar ndonjë roman, për momentin jam duke e lexuar romanin Aksidenti, të Ismail Kadares.
YllPress:- A keni ndonjë idol?
Blerim Bexheti: Mundohemi ti ndjekim ata që kanë bërë punë dhe vepra të mira.
YllPress:- Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?
Blerim Bexheti: Normal që njeriu nuk mundë të jetë i gjithanshëm dhe ka nevojë për këshilla e sidomos në momente të rëndësishme. Kamë miq dhe bashkpartiak të cilët kanë edhe përvojat e duhura në sfera të caktuar dhe ndonjëherë edhe i shfrytëzojë për ndonjë konsultim duke gjetur ndonjë zgjidhje më të mirë.
[b]YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?
Blerim Bexheti: Të gjithë lexuesve të YllPress-it do ju kisha preferuar që të përdorin internetin më shumë dhe online dhe ti lexojnë informacionet në YllPress, pasi kanë se çfarë të lexojnë.

Ja kush është Blerim Bexheti
Emri: Blerim
Mbiemri: Bexheti
Datelindja: 16.10.1976
Nacionaliteti: Shqiptar
Statusi Civil: I martuar, baba i tre fëmijëve
Adresa: Gllumovë - Saraj, Shkup, Maqedoni
INSTITUCIONI FAKULTETI JURIDIK UNIVERSITETI I PRISHTINES
DATA 2001
TITULLI Jurist i diplomuar
Pervoja profesionale: 2002-2005 Bashkepunetor profesional- Ministria e Drejtesise
2005-2006 Avokat
2006-2008 Deputet i BDI-se, ne Kuvendin e RM
2008-2009 Deputet i BDI-se, ne Kuvendin e RM
Prej me 30 mars 2009 Kryetar i komunes se Sarajit
Aktivitete: - Kryetar i komisionit per pushtet lokal te Kuvendit te R.M
- Zv.Kryetar i komisionit per politike te jashtme te Kuvendit te R.M
- Zv.Kryetar i delegacionit te Kuvendit te R.M ne komitetin parlamentarper stabilizim dhe asocim.
- Anetar i komisionit juridiko-ligjdhenes
- Zv.Anetar i komisionit per ceshtje europiane
Gjuhet e huaja: gj.Maqedone, Angleze, Ceke, Kroate