E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përgatitur nga Shtabi-NATO në Shkup dhe nga zyra për mediume pranë SHM të ARM-së, ekspozitën e përbëjnë fotografi amatore të bëra nga paqeruajtësit e Maqedonisë, të cilët ishin të vendosur në misione, ndërsa një pjesë e tyre janë nga foto-arkiva e NATO-s.
Fotoregjistrime tė ushtarėve tė Maqedonisė gjatė kryerjes sė misioneve ndėrkombėtare paqėsore tė NATO-s












Fotografi të përditshmërisë të paqeruajtësve nga Maqedonia në suaza të misioneve paqësore në NATO, si dhe fotografi nga takimet më të rëndësishme shtetërore të cilat e shënaun Partneritetin e Maqedonisë për paqe me Aleancën, janë në mesin e foto-regjistrimeve të ekspozuara në ekspozitën "Lindje në familjen NATO-fotografi familjare", që sot u hap në Shtëpinë e ARM-së në Shkup.

Përgatitur nga Shtabi-NATO në Shkup dhe nga zyra për mediume pranë SHM të ARM-së, ekspozitën e përbëjnë fotografi amatore të bëra nga paqeruajtësit e Maqedonisë, të cilët ishin të vendosur në misione, ndërsa një pjesë e tyre janë nga foto-arkiva e NATO-s.

Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski dhe komandanti i Shtabit të NATO-s në Shkup dhe një përfaqësues i lartë ushtarak i Aleancës, gjenerali brigadier, David Humar, duke e hapur ekspozitën, u dakorduan se ajo paraqet mundësi të shkëlqyeshme që opnioni i Maqedonisë të njihet me një pjesë të vogël të aktiviteteve të pjesëtarëve të ARM-së në misionet paqësore ndërkombëtare së bashku me kontigjentet e tjera të NATO-sdhe partnerë të tjerë.
Fotoregjistrime të ushtarëve të Maqedonisë gjatë kryerjes së misioneve ndërkombëtare paqësore të NATO-s

Duke i ndjekur rekomandimet e Aleancës, Gjeneral nënkoloneli Stojanovski theksoi se janë zbatuar reforma në mbrojtje, për ç'arsye sot duht të konstatohet se ARM-ja në vëllim të nevojshëm i ka arritur standardet e NATO-s, posaçërisht në fushën e stërvitjes dhe zbatimit të procedurave operative standarde gjatë kryerjes së operacioneve të kryesuara nga Aleanca.

"Falë përkushtimit ndaj reformave, si dhe vlerësimeve të pjesëtarëve të ARM-së gjatë kryerjes së misioneve të kryesuara nga NATO-ja, Republika e Maqedonisë është me perspektivë të lartë nga familja e madhe e Aleancës, për ç'arsye ndaj saj shihet si ndaj partneres serioze. Por, do të ishim jo të drejtë nëse nuk përmendim se impuls të fuqishëm dhe kontribut adekuat ndaj reformave të ARM-së dhe në mbrojtjen në përgjithësi pati Shtabi i NATO-s dhe Ekipi këshilldhënës", theksoi Stojanovski.

Në mesin e projekteve me të cilat konfirmohet bashkëpunimi me Ekipin këshilldhënës të NATO-s i cili i ndau konceptet për zhvillim të korit të oficerëve dhe nënoficerëve, menaxhmentit personal, përpunimi i disa rregullave dhe udhëzimeve dhe përgatitja e doktrinave të domosdoshme për zhvillim të sistemeve luftarake në fush-betejë.
Fotoregjistrime të ushtarëve të Maqedonisë gjatë kryerjes së misioneve ndërkombëtare paqësore të NATO-s

Humar, i cili largohet nga funksioni deri në fund të javës, theksoi se NATO e vlerëson shumë kontributin e Maqedonisë, posaçërisht në Afganistan, si dhe mbështetjen e suksesshme për KFOR-in, që, siç thotë, mundësoi tranformimin e misionit të Shtabit të Aleancës në Shkup. Porositi se NATO-ja do të mbetet në Maqedoni dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta mbështesë vendin, posaçërisht në pjesën e reformave mbrojtëse.

Largimi i përfaqësuesit të lartë ushtarak të Aleancës është pjesë e pakësimit të pranisë së NATO-s në vend. Në të ardhmen, shtabi i NATO-s në Shkup tërësisht do të vendoset në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të fokusohet kryesisht në mbështetjen e proceseve reformuese në sektorin e mbrojtjes.

ARM-ja për momentin ka të vendosur 178 paqeruajtës në misionet ndërkombëtare ISAF në Afganistan, ALTEA në BeH dhe UNIFIL në Liban, ndërsa gjatë dhjetë viteve të shkuara, nëpër këto tre misione si dhe në "Lirinë për Irakun" të përfunduar me sukses në Irak mori pjesë me 2.400 pjesëtarë të vet.

Publikuar: 24.01.2011 | 16:04
Lexuar: 617 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime