Unë dua patjetër edhe një kurorë, por nuk duhet të flas deri atë ditë. Duhet të përgatitem shumë. Gjuhën angleze e di, sepse kam jetuar në Amerikë 12 vjet, gjë që është një plus i madh për mua. I besoj shumë personalitetit tim, që ka të bëjë shumë në këtë fushë. Kurse për bukuri besoj se juria është ajo që do ta vlerësojë. Këtë nuk mund ta ndryshoj, apo jo?!.
Blerand Rexhepi
Ashtu siç kemi shkruar dhe disa javë më herët, Afërdita Dreshaj do të ishte favoritja kryesore për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Miss Universe dhe ashtu ndodhi. Në mesin e shumë bukurosheve kosovare, ishte Afërdita ajo e cila grumbulloi numrin më të madh të votave nga juria profesionale e këtij spektakli. Përveç çmimit kryesor, ajo fitoi edhe Miss Press, si një nga personazhet më të përfolura në mediat shqiptare. Çdo herë kam pasur dëshirë që një ditë të shkoj në Miss Universe, dhe thashë që do ta provoj këtë vit. E vërteta është se kam pasur shumë dëshirë ta provoj vitin e kaluar, por ndodhi shumë shpejt. Këtë vit thashë do të aplikoj, meqenëse shumë njerëz më kanë thënë pse nuk e provon. Thashë ta provoj këtë vit e të shoh se çfarë do të ndodhë, dhe ja ku jam!.
Kështu ka thënë në një intervistë Afërdita pas fitores, ndërsa më tej arsyetohet për vonesën që ka bërë, edhe pse provat për garën kishin filluar. Unë kam shkuar në hotel Kalaja. Atë ditë ishte shumë mjegull dhe u vonova. Në orët e aeroporti shkova direkt në hotel ku ishin të gjitha vajzat. Nga dita e nesërme në ora 8 në mëngjes e deri në në orët e vona të mbrëmjes kemi pasur ushtrime e angazhime të shumta. Kështu ka vazhduar pothuajse çdo ditë. Por jemi të kënaqur, nuk ka pasur probleme mes vajzave, probleme të cilat edhe ndodhin sepse nga 20 konkuren çdonjëra pretendon kurorën. Gjithashtu ka theksuar se këtë vit ka pasur shumë vajza të bukura, bukuroshe këto të pasura me një bagazh në botën e modës dhe sfilatave, por duke pasur besim në vetvete ajo ka dhënë maksimumin.
Se çfarë pret nga gara në shtator tek Miss Universe që do të mbahet në Brazil, Afërdita është shprehur: Unë dua patjetër edhe një kurorë, por nuk duhet të flas deri atë ditë. Duhet të përgatitem shumë. Gjuhën angleze e di, sepse kam jetuar në Amerikë 12 vjet, gjë që është një plus i madh për mua. I besoj shumë personalitetit tim, që ka të bëjë shumë në këtë fushë. Kurse për bukuri besoj se juria është ajo që do ta vlerësojë. Këtë nuk mund ta ndryshoj, apo jo?!. Në after party-n e organizuar me rasin e kësaj fitore, Afërdita, përkrahje të madhe ka pasur edhe nga i fejuari i saj, këngëtari Shpat Kasapi, për të cilin thoshte se ai kishte udhëtuar çdo ditë nga Shkupi në Vushtri për ta vizituar atë gjatë provave të spektaklit.