E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa, sa i përket mësimdhënësve të gjuhës së huaj, hasen shkrime ku janë bërë studime sa i përket përfaqësimeve mendore të mësimdhënësve, qëndrimeve të tyre, motivimi, karakteristikat individuale, arsimi fillestar dhe i vazhdueshëm, metodat e mësimdhënies, zhvillimin profesional të tyre, etj.
Mr.sc. Arburim Iseni, mėsimdhėnės nė USHT, ėshtė emėruar anėtar i Komitetit shkencor tė revistės ndėrkombėtare PORTA LINGUARUM











PORTA LINGUARUM është revistë ndërkombëtare dhe me orientim që i përket didaktikës së gjuhëve të huaja. Këtu publikohen studime empirike, kritika letrare dhe gjuhësore, si dhe modele teorike që janë të lidhura ngushtë me faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe proceset e mësimnxënies, siç janë: konteksti social dhe shkolla, ndikimi social dhe kulturor i familjes, si dhe ndikimi i gjuhës amtare te studentët në procesin e të mësuarit të gjuhës së dytë, etj.

Pastaj, për sa i përket studentit, në këtë revistë hasen shkrime ku janë bërë studime të karakteristikave personale të tyre (mosha, gjinia, tiparet e personalitetit, etj), si dhe qëndrimet e tyre, motivimi, stilet njohëse të gjuhës, etj.

Ndërsa, sa i përket mësimdhënësve të gjuhës së huaj, hasen shkrime ku janë bërë studime sa i përket përfaqësimeve mendore të mësimdhënësve, qëndrimeve të tyre, motivimi, karakteristikat individuale, arsimi fillestar dhe i vazhdueshëm, metodat e mësimdhënies, zhvillimin profesional të tyre, etj.

Kurse sa i përket kushteve të mësimit dhe procesit të të mësuarit në këtë revistë ka pasur shkrime që i janë qasur trajtimit arsimor/kurrikulave, metodave të mësimdhënies dhe strategjive të të mësuarit të përdorura në klasë me studentët, ndikimin e konteksteve të mësimit në arritjen e studentëve, procedurave didaktike, materialeve, kompetencave të zhvilluara nga ana e studentëve në lidhje me programet e gjuhës së aplikuar në klasë, etj. Vëmendje i është kushtuar edhe aftësive të ndryshme komunikuese, analiza e të dhënave, rezultateve të hulumtimeve, gjuhës së përdorur në klasë për bashkëveprim, efektet e mjeteve mësimore dhe materialet e përdorura në klasë, etj.

Më tej, sa i përket rezultateve të mësimnxënies në këtë revistë deri tani janë shtjelluar procedurat e vlerësimit, vlerësimi i kompetencave komunikuese të studentëve në nivele të ndryshme akademike, etj.

Mr.sc. Arburim Iseni, ka dhënë kontributin e tij në këtë revistë në bashkautorësi me artikullin e titulluar: “The Attitudes Teachers Should Keep Towards Correcting Their Student’s Errors and Mistakes” .

Revistën e boton Universiteti Granada në Spanjë. (http://www.ugr.es/~portalin/)

Publikuar: 24.01.2011 | 19:09
Lexuar: 821 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime