Ndryshe, gazeta franceze Le Monde, duke iu referuar një dokumenti sekret të KFOR-it të vitit 2004, ka paraqitur anën tjetër të Xhavit Halitit, i cili është fytyrë kyçe e partisë të Hashim Thaçit, ku thuhet se është person i rrezikshëm, i lidhur ngushtë më SHIK-un, i lidhur me krimin e aferat tjera në Kosovë.
Lidhur me raportet mbi dokumentet që kanë të bëjnë me një ish-pjesëtar të UÇK-së dhe që janë publikuar në Le Monde, ka reaguar të hënën KFOR-i, duke njoftuar se ka filluar një hetim i brendshëm lidhur me burimin e këtij informacioni.
Dje, mjetet e informimit kanë publikuar një dokument, i cili është përmendur si dokument i fshehtë i KFOR-it. Mjetet e informimit citojnë që dokumenti mund të jetë përpiluar në vitin 2004 ose edhe më herët. KFOR-i ka filluar një hetim të brendshëm lidhur me burimin e këtij dokumenti si dhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me këtë dokument. Meqë kjo çështje është duke u hetuar, ne nuk mund të ofrojmë më shumë komente lidhur me raportet të cilat janë paraqitur në internet ose në mjetet e informimit, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KFOR-it, kapitenin Hans Dieter Wichter.