E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me konsumimin e rregullt të këtij grupi të vitaminave mund të ruani nervat dhe psikikën tuaj. Kjo vitaminë përmban 13 vitamina të ngjashme që e përbëjnë B-grupin. Ata veprojnë bashkë, ndihmohen mesjete andaj njihen si B-kompleksi.
Vitamina B – pėr nerva dhe psikikė










Burimi kryesor dhe i përbashkët i grupit të vitaminës B është tharmi i birrës. Këtu gjenden në sasi më të mëdha. Megjithatë ngase organizmi nuk krijon rezerva, këtë vitaminë duhet konsumuar përditë, ndërsa burimi i vërtetë dhe racional janë drithërat integrale dhe buka e zezë.


Vitamina B është vitaminë e vërtetë ‘nervore’, forcon nervat, shëron çrregullime të ndryshme dhe siguron punë e rregullt e sistemit nervor. Vitamina B forcon shëndetin tuaj psikik, heq pengesat psikike, lodhjen dhe depresionin. Përmirëson kujtesën dhe fuqinë e koncentrimi. E përmirëson edhe fotografinë e gjakut.

Nëse vuani nga anemia, vitamina B është faktor i rëndësishëm në shërim sepse mundëson që hekuri të shfrytëzohet më mirë. Është pjesë përbërëse e enzimave dhe njëri prej faktorëve më të rëndësishëm për veprimin e tyre efikas.


Vitamina B merr pjesë në shumë procese të metabolizmit, ndërsa në metabolizëm karbohidratet, yndyrat dhe kolesteroli kanë rol kryesor. E rëndësishme është edhe puna e organeve për tretjen e ushqimit ku vitamina B nxit fermentet prej të cilëve varet tretja. Parandalon krijimin e arterosklerozës dhe formimin e gurëve në veshke. Mbron mëlçinë dhe punën e saj. Vepron mirë në sy, parandalon alergji të ndryshme...rigjallëron qelizat.

Vitaminë B përmbajnë tharmi i birrës, drithërat integrale, qumështi, kumbullat, domatet, hithrat, speci, arrat, kikiriki, bananet, birra, peshku, vezët...

express

Publikuar: 11.04.2009 | 05:51
Lexuar: 1098 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime