E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Linjave të kuqe" iu referuar edhe Andonis Samaras, lideri i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re. Samaras tha se e përfaqëson pozicionin dhe linjat e kuqe të vendosura në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, si dhe emër pa përcaktim etnik për përdorim të përgjithshëm si zgjidhje për kontestin me fqinjin verior.
Papandreu nuk ėshtė optimist pėr zgjidhje tė shpejtė pėr emrin









Kryeministri grek Jorgos Papandreu në fjalimin e mbrëmshëm para Parlamentit në Athinë deklaroi se nuk është optimist për zgjidhje të shpejtë të kontestit për emrin.

"Nuk jam optimist rrethë pikëpamjeve për zgjidhje të shpejtë të kontestit për emrin e IRJM-së. Pala tjetër refuzon të pranojë emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. Qëndrimet dhe iniciativat greke për këtë çështje janë stabile dhe të përhershme. Nuk do të ndalemi me përpjekjet për gjetje të përbashkët të pranueshme. Kemi strategji kombëtare dhe linja të kuqe qartë të projektuara", tha Papandreu para deputetëve duke folur për prioritetet e politikës së jashtme të Greqisë.

"Linjave të kuqe" iu referuar edhe Andonis Samaras, lideri i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re. Samaras tha se e përfaqëson pozicionin dhe linjat e kuqe të vendosura në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, si dhe emër pa përcaktim etnik për përdorim të përgjithshëm si zgjidhje për kontestin me fqinjin verior.

Ai e akuzoi Qeverinë e Papandreut se po zhvillon diplomaci sekrete për çështje e rëndësishme të politikës së jashtme, që, sipas tij, krijon më shumë dyshime në vend se sa besimi i rritur me palën tjetër.

Publikuar: 25.01.2011 | 03:15
Lexuar: 137 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime