SHHSHM, e cila do të marrë përsipër përpilimin e teksteve të unifikuara është e gatshme që të japë gjithçka për realizimin e kësaj ideje. Ne, 20-të vjet kemi pritur që tekstet të shkruhen sipas realitetit në Maqedoni, ku jetojnë shumë popuj me kulturën dhe identitetin e vet.
Në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Preshevë dhe së fundmi edhe në Maqedoni janë formuar Komisionet për përpilimin e teksteve të unifikuara. Instituti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë dhe Shoqata e Historianëve Shqiptar të Maqedonisë (SHHSHM) janë në kontakte të vazhdueshme me Institutin e integrimit të kulturës shqiptare në Tiranë për përpilimin e programeve dhe teksteve të integruara.
Po ashtu edhe Lëvizja qytetarë Zgjohu përkrah idenë që edhe shqiptarët e Maqedonisë ti bashkëngjiten procesit të unifikimit të teksteve shkollore që po zhvillohet në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi një komb dhe duhet të mësojmë të njëjtën abetare, të njëjtën histori, thotë kryetari i Zgjohu-t, Artan Grubi. Ai sqaron se edhe Zgjohu ka qenë pjesë e takimit të grupit të ekspertëve nga Shqipëria dhe Maqedonia që kanë biseduar për këtë çështje.
SHHSHM, e cila do të marrë përsipër përpilimin e teksteve të unifikuara është e gatshme që të japë gjithçka për realizimin e kësaj ideje. Ne, 20-të vjet kemi pritur që tekstet të shkruhen sipas realitetit në Maqedoni, ku jetojnë shumë popuj me kulturën dhe identitetin e vet.
Për fat të keq shqiptarët në tekstet mësimore jo vetëm që nuk përfaqësohen me kulturën dhe historinë e tyre, por ato fyhen në mënyrë brutale, duke i quajtur njerëz të malit dhe e keqja e këtij shteti, thotë kryetari i SHHSHM-së, Skënder Hasani. Sipas tij, gjenerata të tëra po dalin pa e ditur historinë dhe kulturën shqiptare të këtyre trevave.
Si historianë dhe si shoqatë e historianëve do të mundohemi të gjejmë alternative të tjera duke shkuar në program dhe tekste të unifikuara shqiptare, meqë jemi një komb, kemi një gjuhë dhe një histori, thekson Hasani.
Komisionet për përpilimin e teksteve të unifikuara pritet që së shpejti të takohen në Tiranë, ku dhe do të vendoset për hapat e mëtejshme dhe për mënyrën e punës.