Ky flamur është flamuri kombëtar në qelizat e të cilit prehen martirët e këtij kombi nga koha e Skënderbeut deri sot. Është flamuri që prehen të gjithë ata që kanë luftuar për liri. Cdo shqiptar kudo që ndodhet në Shqipëri, në Kosovë jashtë saj e mbarë botën do të donin tëkishin mundësi të të përqafonin ty, iu drejtua Berisha efektivit.
Kryeminsitri Sali Berisha akuzoi sot se demonstruesit shkelën nderin e Kombit duke përdorur flamurin si leckë më 21 Janar.
Në prani të mediave, Berisha i shprehu sot mirënjohje gardistit, Amarildo Yzeiri, efektiv i repartit të FNSH, numër 712 që sipas kreut të qeverisë mori nga tokaflamurin me te cilin e goditen demonstruesit dhe më pas qëndroi në mbrojtje të kryeminsitrisë me flamur në duar.
Në një moment të caktuar një rrugac që flamurin kombëtar e përdori jo ta kishte për nder, por e shkeli me këmbë. Yzeiri mori flamurin dhe e ngriti me duar dhe e ruajti me jetën e tij. Mirënjohje gardistit, tha Berisha duke i dorëzuar efektiviti flamurin kombëtar kuq e zi në duar.
Sipas kreut të qeverisë veprimi i demonstruesit ishte I ulët pasi ka fyer dëshmorët e kombit me veprimin e bërë.
Ky flamur është flamuri kombëtar në qelizat e të cilit prehen martirët e këtij kombi nga koha e Skënderbeut deri sot. Është flamuri që prehen të gjithë ata që kanë luftuar për liri. Cdo shqiptar kudo që ndodhet në Shqipëri, në Kosovë jashtë saj e mbarë botën do të donin tëkishin mundësi të të përqafonin ty, iu drejtua Berisha efektivit.
Personalisht gardisi u shpreh se ndjehet i prekur nga vlerësimi i kryeministrit.Unë betohem se do e mbroj flamurin. Me këtë flamur unë e kam përfaqësuar në Irak, Shqipërinë, në kontigjentin e parë. Jam ndier keq kur na kanë gjuajtur me flamurë. Por ky flamur më dha forcë dhe përmbajtje.
Në këtë ceremoni të vecantë, mori pjesë dhe Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Publikuar: 25.01.2011 | 12:56 Lexuar: 1082 herė
Komentet
vjollca (25/01/2011 14:19:53)Eshte hero ku gardist Amarildo, e mbrojti gjithe kombin shqipetar.
gani (25/01/2011 16:06:40)Bavo i qoft keti trimi se un personalisht e di se si asht ndier dhe sa ka pas veshtiresi tjera ne ate moment edhe njeher bravooooooooooooooooo
luke (25/01/2011 17:58:51)ket flamur ,gjeneratat te kalura deri sot e tutje ,mrojten me pushk dhe me gjak ,i qoft i ndershem dhe i nderuar nga populi shqiptar ,sic e nderoj flamurin o vlla ti e din se cka dot thot flamuri cka dot thot kombi ,te lumt hallall temli nenes qe e pir,ngjehem krenar se kemi ende shqiptar trima dhe qe luftojn pe flaamur
donika (25/01/2011 18:54:13)TE LUMET LUMJA NANA QE TE KA LUME POPULLI QE TE KA KUSHE TE SHIKJO E BER ME LOT NE SY LUM POPULLI PER JUVEEEEEEEE I NDERUAR QOFSHE TI DHE KREJT FAMILJA JUAJ
Daki (25/01/2011 21:40:57)Te lumet vlla nga Shqiperia, shume njerz dhan jeten per kete flamur, kudo ne viset shqiptare e sot me u gjujt flamuri i shejt e i lar me gjak kete e bejn vetem ata qe nuk jan shqiptar por shqipfoles
alba (25/01/2011 22:01:51)eshte punonjes i policise se shtetit dhe jo gardist dhe bravo
brodeci (25/01/2011 22:31:04)I nderuar qofsh per jet ty or vlla Shqiptar i vertet qe e ruajte flamurin e shenjt nga hajnat,nuk do ta lem kur ta mposhtin flamurin kombetar zoti ju bekoft te gjidhve ju polic te nderuar te Shqiperis per punen e shkelqyer.Maturin dhe menēurin qe tregoi policia Shqiptare nuk gjindet as ne shtetet Evropjane ju LUMT.
ZAMIRACEKA (26/01/2011 14:39:42)PERSH. I LUMTE DORA QE E MORI FLAMIEIN SEPSE FLAMURI ESHTE KOMBI JONE SE ME ATE FLAMURE SHQIPETARET KAN DERDHUR GJAK.TURP TI VIJE POPULLIT QE BEJNE KE TO MARREZIRA A JEMI SHQIPETAR APO JO.FALEDEROJME GARDISTET QE MBROJTEN VENIN SA GATI SU VRAN EMERITOJN FITOREN