E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetëm në përjetimin e ndjesive të tilla. Edhe njerëzit që konsiderohen si më optimistët dhe më të pathyeshmit, kur është puna për moralin dhe entuziazmin nuk mund të quhen imunë ndaj mendimeve negative.
Evitoni mendimet negative






Ka raste kur një dështim i vogël mund të shndërrohet në një dështim me të vërtetë të madh dhe madje për tërë jetën. A ju ka qëlluar ndonjëherë që diçka jo e mirë që mund të na ketë ndodhur në punë të na bëjë të mendojmë se jemi tërësisht të paaftë dhe se karriera jonë nuk do të realizohet kurrë siç e kishim ëndërruar?

Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetëm në përjetimin e ndjesive të tilla. Edhe njerëzit që konsiderohen si më optimistët dhe më të pathyeshmit, kur është puna për moralin dhe entuziazmin nuk mund të quhen imunë ndaj mendimeve negative.

Ndërkohë, ka disa që përjetojnë vazhdimisht mendime të tilla dhe kjo mund t’u ketë shkatërruar jetën. Psikologët besojnë se ashtu sikundër një mendim që na vë në siklet mund të shkaktojë menjëherë te ne ndjenjën e turpit, një mendim negativ mund të shkaktojë situatë jo të mirë shëndetësore, shtim në peshë, probleme me lëkurën dhe mbi të gjitha një ndjenjë humbjeje e dëshpërimi që mund të keqësohet përditë e më tepër. Mos e harroni kurrë se trupi juaj ndjek atë që i thotë mendja. Kjo është e sigurt dhe e pashmangshme

Publikuar: 25.01.2011 | 15:49
Lexuar: 738 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime