Kështu u përgjigj euroambasadori Ervan Fuere sot në pyetjen e gazetarëve se sa sipas tij është përmbushur nga Marrëveshja e Ohrit, 10 vite pas nënshkrimit të saj.
Shënimi i 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit duhet t'i bashkojë të gjithë sektorët e shoqërisë, me qëllim që Marrëveshja kornizë më tutje të mund të sigurojë shërimin e plagëve nga e kaluara dhe lëvizje të tërësishme të vendit drejt ardhmërisë.
Kështu u përgjigj euroambasadori Ervan Fuere sot në pyetjen e gazetarëve se sa sipas tij është përmbushur nga Marrëveshja e Ohrit, 10 vite pas nënshkrimit të saj.
Deri më tani, pa dyshim është bërë shumë, por akoma duhet të punohet nga ana e autoriteteve, ministrive kompetente edhe në letër edhe në vepër, sepse ky përvjetor do të tregojë se marrëveshja, shpresojmë se do ta çimentojë të ardhmen e vendit si shoqëri shumëetnike, e cila edhe më tej do të duhet të shërbejë si shembull si e tillë", deklaroi Fuere pas mbylljes së projektit "Ndihma teknike për përmirësimin e kapaciteteve të palëve relevante në luftën kundër krimit të organizuar, me theks në tregtinë me njerëz".
Me kërkesë të gazetarëve për t'i komentuar akuzat për partizim të administratës publike dhe punësimin e personave me dosje kriminele, Fuere shprehi brengosje dhe u bëri thirrje autoriteteve që të kthehen drejt kësaj çështjeje dhe të bëhen reforma të tërësishme në administratën publike sepse, potencoi, vendi nuk ka gjasa për sukses pa administratë profesionale.
"E dimë për raste në disa ministri ku njerëzit punësohen dhe avancohen në karrierë jo në bazë të të arriturave të tyre profesionale por nga motive të pastra politike", deklaroi euroambasadori Ervan Fuere. Ai edhe një herë përsëriti se nevojitet të harmonizohet ligji për nëpunësit shtetëror, në mënyrë që rastet e tilla tërësisht të evitohen, përkatësisht të sillen në minimum.
Për raportin e Dik Martit, euroambasadori në Maqedoni informon se deri më tani nuk ka biseduar për këtë temë me autoritetet e Maqedonisë. Ai paralajmëroi se raportet e tilla nuk janë të kahëzuara drejt në grupi etnik, por bëhet fjalë për raport i cili përfshin vepër kriminele e cila duhet të hetohet dhe tërësisht të zgjidhet.