Ishte e lehtë ta ndërroj Barcelonën për Real Madridin. Më ishte ofruar kontratë më e mirë. Menaxheri më kishte bërë një kontratë të cilën në fillim nuk kisha mundur ta besoj, tha Figo duke zbuluar më pas edhe përshtypjet e tij të para kur ishte rikthyer për të luajtur në Nou Camp për herë të parë.
Luis Figo ka hedhur pluhur mbi Barcelonën duke iu referuar transferimit kontrovers të tij para shumë vitesh nga Barcelona te rivali i përbetuar Real Madrid duke thënë se ishte shumë e lehtë ta lësh Barçën për Realin.
Deklaratat e Figos kanë çuar shumë pluhur në mediet spanjolle duke i hidhëruar kështu tifozët e Barcelonës.
Ishte e lehtë ta ndërroj Barcelonën për Real Madridin. Më ishte ofruar kontratë më e mirë. Menaxheri më kishte bërë një kontratë të cilën në fillim nuk kisha mundur ta besoj, tha Figo duke zbuluar më pas edhe përshtypjet e tij të para kur ishte rikthyer për të luajtur në Nou Camp për herë të parë.
Presioni ishte shumë i lartë pasi që luaja para 90 mijë shikuesve të cilët më kishin mbështetur më herët ndërsa tani ishin kundër, tha portugezi.