E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mikhail Shvydkoy, përfaqësuesi special i Presidentit të Federatës Ruse për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e kulturës, i cili ndodhet në Shqipëri për të diskutuar dhënien e një shtyse të re marrëdhënieve midis dy vendeve në sferën kulturore, vuri në dukje se Shqipëria dhe Rusia kanë hapësira për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre.
Shqipėria dhe Rusia, sa shumė tė pėrbashkėta nė kulturė















Mikhail Shvydkoy, përfaqësuesi special i Presidentit të Federatës Ruse për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e kulturës, i cili ndodhet në Shqipëri për të diskutuar dhënien e një shtyse të re marrëdhënieve midis dy vendeve në sferën kulturore, vuri në dukje se Shqipëria dhe Rusia kanë hapësira për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre.

"Tani mendoj se këto lidhje duhet të zgjerohen më tej. Ato s‘mund të rrinin vetëm brenda hapësirave të ideologjive të Enver Hoxhës dhe Stalinit. Prandaj për ne është e rëndësishme të ndiejmë fijet dhe lidhjet e thella e të gjata midis dy vendeve dhe jo vetëm copëza të vogla të historive tona. Nëse do t‘i gjejmë këto fije, ne jemi të sigurt se marrëdhëniet tona do të marrin një shtysë të re", tha ai.

Kush është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri? Po axhenda e saj?

Marrëdhëniet me Ballkanin dhe në këtë aspekt me Shqipërinë janë shumë të rëndësishme për ne. Kur eci këtu në Shqipëri apo në Rusi, më kujtohet filmi "Skënderbeu". Është e qartë se marrëdhëniet midis dy vendeve tona u ndërprenë për shkak të kushteve politike. Përveç kësaj, në jetën time kam qenë specialist për letërsinë angleze dhe ju e dini se liria kishte një vlerë të mahnitshme për Shekspirin. Dua të them se shkaku konkret i vizitës sonë është zhvillimi i ditëve të kulturës ortodokse ruse në Shqipëri më 2010-ën dhe ato të kulturës ortodokse shqiptare në Rusi, ndoshta më 2011-ën. Do të doja të shtoja se Shqipëria, si një vend që inspiron të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike dhe që tashmë është një vend anëtar i NATO-s, tradicionalisht ka lidhje të ngushta me Rusinë nga ana kulturore.

Sipas mendimit tuaj, si është tendenca e marrëdhënieve kulturore shqiptaro-ruse?

U takuam me zj. Tatjana Kongoli, drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për Imazhin dhe Çështjet Publike në Ministrinë e Jashtme Shqiptare dhe ky grafik i marrëdhënieve midis dy vendeve u diskutua gjatë. Para së gjithash, dua të them se marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të forta në arsim dhe kulturë.


Valle ruse



Shumë studentë shqiptarë studiojnë në Rusi. Vitin e kaluar, në Shën Petersburg, u zhvillua një ekspozitë e kostumit rus në Muzeun Etnografik. Ky kostum kishte një vlerë të jashtëzakonshme dhe ekspozita pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Plane ka edhe në fushën e kinematografisë. Nëse Shqipëria do marrëdhënie më të mira me Rusinë në fushën e ekonomisë, hapi i parë është zhvillimi i marrëdhënieve kulturore. Shqipëria dhe Rusia kanë mundësi të shkëmbimit të eksperiencave dhe zhvillimit të bashkëpunimit kulturor.

Shqipëria dhe Rusia kanë nënshkruar një program bashkëpunimi dy-vjeçar në fushën e kulturës. Sa është realizuar ai dhe a jeni të kënaqur me ç‘është arritur?

Programi është i mirë, sepse mbulon të gjitha sferat në fushën e kulturës. Por është e qartë se është një kornizë që ka nevojë të mbushet me përmbajte. Dhe fakti që ndihmoi në realizimin e projekteve të mëdha, siç është ekspozita e kostumit rus në Shën Petersburg, i lejoi të dyja vendet të tregojnë në mënyrë të barabartë vlerat e tyre kulturore. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por mendoj se në fushën kulturore ka nevojë për një shtysë të re. Më duket se ditët e kulturës fetare do të shërbejnë në këtë drejtim.

Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi patën kulmin e tyre në vitet ‘60. Megjithatë ato janë zhvilluar së fundmi mjaft. Ǒmendoni për këtë gjë?

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë përpara viteve ‘60 dhe në fillim të tyre ishin më shumë të vendosura mbi baza të ideologjisë komuniste. Tani mendoj se këto lidhje duhet të zgjerohen më tej. Ato s‘mund të rrinin vetëm brenda hapësirave të ideologjive të Enver Hoxhës dhe Stalinit. Prandaj, për ne është e rëndësishme të ndiejmë fijet dhe lidhjet e thella e të gjata midis dy vendeve dhe jo vetëm copëza të vogla të historive tona.

Nëse do t‘i gjejmë këto fije, ne jemi të sigurt se marrëdhëniet tona do të marrin një shtysë të re. Dua të kujtoj se gjendja në fushën e ekonomisë dhe politikës është paksa më e vështirë.

Por medoemos nevoja shpirtërore është shumë e madhe dhe ajo mbizotëron e qëndron më lart se çdo marrëdhënie tjetër midis dy vendeve tona. Problemi më i rëndësishëm është ai i bashkëpunimit midis brezave të rinj, sepse këta të fundit do të ndiejnë këtë nevojë të brendshme, si dhe do ta konkretizojnë atë.

Prandaj, mendoj se kemi perspektiva të mira. Duhet të them se ka gjëra të përkohshme dhe të përhershme. Ne duam këto të dytat. Për të arritur këto, duhet kohë, para dhe aftësi. Duke folur nga ana pragmatike, mund të them se imazhi i Shqipërisë në Rusi është shumë i rëndësishëm.

Shqip

Publikuar: 11.04.2009 | 06:40
Lexuar: 920 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime