Sipas Kuçit, ndarja e posteve në qeverinë e ardhshme do të jetë në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Do të jemi fleksibilë, do të jemi shumë konstruktivë, por, natyrisht, do të jemi shumë të kujdesshëm që përgjegjësia e udhëheqjes profesionale të këtij vendi të na takojë, për aq sa kemi edhe fuqinë nga qytetarët e vendit, tha Kuçi.
Partia Demokratike e Kosovës nuk i ka vënë vija të kuqe dhe nuk është refuzuese ndaj asnjë subjekti politik, asnjë individi. Për PDK-në, në interes të vendit dhe të qytetarëve janë të pranueshme të gjitha bashkëpunimet me të gjitha subjektet politike, ka thënë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë dhënë gazetës Lajm.
Sipas Kuçit, ndarja e posteve në qeverinë e ardhshme do të jetë në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Do të jemi fleksibilë, do të jemi shumë konstruktivë, por, natyrisht, do të jemi shumë të kujdesshëm që përgjegjësia e udhëheqjes profesionale të këtij vendi të na takojë, për aq sa kemi edhe fuqinë nga qytetarët e vendit, tha Kuçi.
I pyetur për procesin zgjedhor Kuçi tha se procesi zgjedhor i kanë plotësuar standardet normale për një shtet në ambient politik ku jetojmë.
Kemi krijuar një ambient të mirë për ndërtimin e koalicioneve, tha Kuçi i pyetur për koalicione dhe shtoi se formalisht jo, por në mënyrë indirekte kanë pasur kontakte me subjekte politike.
Partia Demokratike, shumë shpejt, pas certifikimit të mandateve do t'ua bëjë ofertën subjekteve politike, tha Kuçi dhe shtoi se qëllimi ynë është që pas certifikimit të mandateve, në afatin dyjavor, të konstituohet Kuvendi i ri dhe të votohet Qeveria në Kuvendin e Kosovës.