Vendbanimi gjendet në territorin e komunës rurale me të njëjtin emër po ashtu në Pollogun e Poshtëm, 6 km në jug të Tetovës, në një lartësi mbidetare prej 440 m, është fshat tipik fushor, ndërsa territori i tij është i vogël pra 5.7 km2 , nga të cilët; arat 517.3 ha, koritë 8.1 ha dhe kullotat 1.1 ha.
Ismet Jonuzi-Krosi
Fshati Bërvenicë radhitet në mesin e vendbanimeve të lashta të Pollogut të Poshtëm edhe me emrin PROBILICI, pasi që në vitet si më 1452/53 në të kanë jetuar 82 familje dhe 6 të pamartuar, më 1467/68 kanë jetuar 100 familje, 3 të pamartuar dhe 3 vejusha, më 1544/45 kanë jetuar 49 familje të krishtera, 4 të pamartuara dhe 3 vejushe, por edhe 5 familje të fesë islame dhe 2 të pamartuar, më 1568/69 kanë jetuar 24 familje, 18 të pamartuar të fesë së krishterë, ndërsa 13 familje dhe 1 i pamartuar të fesë islame.
Vendbanimi gjendet në territorin e komunës rurale me të njëjtin emër po ashtu në Pollogun e Poshtëm, 6 km në jug të Tetovës, në një lartësi mbidetare prej 440 m, është fshat tipik fushor, ndërsa territori i tij është i vogël pra 5.7 km2 , nga të cilët; arat 517.3 ha, koritë 8.1 ha dhe kullotat 1.1 ha.
Popullsia aktive e Bërvenicës si qendër komunale me të njëjtin emër është e punësuar në industri si; industrinë tekstile, ushqimore, tregti dhe të tjera në qytetin e Tetovës. Ky vendbanim është bashkëkohor dhe i privilegjuar në sistemin komunist bile edhe sot, ka infrastrukturë të përsosur; rrugë të asfaltuara, rrjet elektrik, telefonik, ujësjellës, kanalizim, shkollë tetëvjeçare, shoqëri kulturore-artistike, një përmendore nga LNÇ, klub futbolli, shumë shitore tregtare ushqimore, lokale hotelerie, servise teknike, një kishë ortodokse dhe ndërtesa e komunës së Bërvenicës.
Për dallim të fshatrave tjerë me popullsi maqedonase që ballafaqohen me problemin e shpopullimit, ky i fundit shënon trende pozitive demografike, për shkak të procesit imigrues të popullsisë maqedonase nga ish-territori i komunës së Brodit të Maqedonisë (Anatreska). Që në vitin regjistrues 1961 në këtë fshat kanë jetuar 793 banorë, prej të cilëve 733 maqedonas dhe 88 banorë serb, ndërsa në vitin e fundit të regjistrimit 1994 ky numër është rritur në 2700 banorë, prej të cilëve 2.623 banorë maqedonas dhe 72 banorë serb.
Fshati Bërvenicë është në zhvillim e sipër, por me tendenca ngecjeje pas rënies së sistemit komunist që e përmendëm edhe më lartë, i cili tej mase e privilegjonte me sjelljen e popullsisë sllave në mes të fushës së Pollogut për qëllime të caktuara politike.
Fotografia: Godina e spitalit dhe godina e komunës së Bërvenicës