E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk mund të thuash se nuk ka qenë e çuditshme rruga që ndoqi Javier Bardem për t’u bërë një nga divat më seksi të brezit të tij. Në vitet e fundit, aktori 41-vjeçar spanjoll ka qenë një homoseksual i sëmurë me AIDS, një tetraplegjik në luftë për dinjitetin tij dhe një vrasës serial, që i dhuroi ‘Oskarin’.
Javier Bardem dhe sekreti i suksesit






Nuk mund të thuash se nuk ka qenë e çuditshme rruga që ndoqi Javier Bardem për t’u bërë një nga divat më seksi të brezit të tij.

Nuk mund të thuash se nuk ka qenë e çuditshme rruga që ndoqi Javier Bardem për t’u bërë një nga divat më seksi të brezit të tij. Në vitet e fundit, aktori 41-vjeçar spanjoll ka qenë një homoseksual i sëmurë me AIDS, një tetraplegjik në luftë për dinjitetin tij dhe një vrasës serial, që i dhuroi ‘Oskarin’.

Në Europë tani po shfaqet “Biutiful” dhe Bardem luan rolin e Uxbal, gangsteri i pafat që e bëri të fitonte ‘Palmën e artë’ në Kanë e që mund ta çojë drejt një “Oskari” të ri. Bardem, që kohët e fundit ka marrë më shumë famë falë edhe martesës së tij me Penelope Cruz, rikthehet me atë që është ndoshta roli më i mirë në karrierën e tij 23-vjeçare. Para se të bëhej aktor ka qenë lojtar regbie në nivel luftarak, dhe kjo shpjegon pjesërisht stilin e paimitueshëm me të cilin interpreton personazhet e tij. I fortë, i brishtë, burrëror, arrin t’i bëjë për vete spektatorët qoftë me një shikim. Edhe jashtë sheshit të xhirimeve, Bardem është një njeri që nuk i fsheh emocionet, madje edhe kur shfaqet përkrah gruas: të jep gjithmonë përshtypjen e një burri shumë bashkëpunues e të dashuruar. Për Spanjën, që kaloi shumë shpejt nga periudha e shkëlqimit tek ajo e krizës, dy aktorët përbëjnë një çift ëndrrash, të veçantë dhe serioz, që bashkon profesionalizmin me mirësinë. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë, Bardemit nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes, edhe kur luan role që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Nuk flet me qejf për talent ky yll i lindur në Kanarie, por për vullnet dhe pasion: “Për ‘Beautiful’ m’u desh të humbisja 15 kile. Është vetëm forca e vullnetit të hekurt që e bën një aktor”. Figura e tij si një “sex appeal” lindi me kineastë si Bigas Luna dhe Almodovar, që tek ai panë simbolin e mashkullit të ri. Por, filmat e tij të fundit janë të gjithë të fiksuar mbi vështirësinë për të rrëzuar atë imazh që, për shembull, ka ngelur i ngjitur pas kolegut Antonio Banderas.

Me inteligjencë, kuriozitet intelektual dhe një pasion për kërkimin, Bardem arriti t’i jepte një kthesë karrierës dhe të pasuronte talentin e tij. Kryevepra si “Amores Perros”, i Inarritu dhe “Para se të bëhet natë”, i Julain Schnabel, me Bardemin protagonist në vitin 2000, inauguruan shekullin e 21 në kinema dhe e transformuan Inarritu dhe Bardem në dy kineastë kult. Disa thonë që kanë qenë dy filma, që në disa këndvështrime rinovuan gjuhën e kinemasë. Një ekzagjerim? Ndoshta.

Megjithatë, pritja për “Beautiful”, ku të dy punuan së bashku për herë të parë, ishte e madhe. Por, nuk ishte emri dhe fama e regjisorit ato që tërhoqën aktorin: “Vendimi për të bërë këtë film u mor vetëm pasi lexova materialin që më dhanë. Ishte pikërisht kompleksiteti i Uxbal, personazhi që unë interpretova, që më bëri për vete”. Nëse Inarritu, pas “Babel” dhe “21 gramë” është një mjeshtër që tregon histori komplekse, Javier Bardem i përballon vështirësitë në një rol kontradiktor dhe të dykuptimtë. Uxbal është një gangster, një shfrytëzues i palumtur, por edhe një i sëmurë me kancer dhe një baba që në momentin e fundit të jetës përpiqet t’i japë një kuptim ekzistencës së tij dhe të fëmijëve të tij. E vetmja gjë ironike në film është titulli: “Beautiful” është një afresk i vendosur në një Barcelonë ashtu si nuk e kemi parë kurrë më parë: të pistë, të korruptuar të mbushur me të pashpresë. “Imazhi i ferrit mbi tokë”, - tregon aktori.

Tema qendrore e filmit është vdekja. Përmes syve të Uxbal, personazhi i Bardem merr një tjetër kuptim: bëhet moralist. “Vlera që merr vdekja në eksperiencën e Uxbal nuk korrespondon me idenë që kam unë, e pavarësisht kësaj bëj një punë që më detyron ta bëj timen atë ide”, - thotë Bardem. “Dhurata ose mallkimi për këtë zanat është se jemi të detyruar ta shohim botën me sytë e të tjerëve”. Bardem dallon eksperiencën racionale nga përfshirja motive: “të gjithë dëgjojmë lajmet, lexojmë gazetat, shohim dhimbjen dhe përpiqemi t’i japim një ide botës. Por, një aktor ka për detyrë t’i ndiejë gjërat, jo vetëm që t’i njohë. Falë emocioneve arrin të dallosh atë që publiku ndjen”.

Filmi që i dha “Oskarin” ishte “No country for old man”. Aty ai luan një nga rolet e tij më bindës, rolin e një vrasësi serial gjakftohtë. “Është e vërtetë që ai ishte një rol i vështirë. Por, para së gjithash ishte një film i vëllezërve Coen. Ai film është plot me gjëra që nuk i shohim, por i ndiejmë”. Përkundrazi, “Beautiful”, për aktorin është një udhëtim që do bërë me kurajë: “Mendoj se publiku është gati për të parë këtë udhëtim kaq të guximshëm”. Deri tani ka qenë gjithmonë gati. Bardem nuk harron të theksojë se jeta dhe karriera e tij kanë qenë me shumë fat. “Ka pasur shumë aktorë të mëdhenj që nuk janë shpërblyer kurrë si të tillë dhe të tjerë që nuk do jenë kurrë. Të tjerë, përfshi dhe mua, janë vlerësuar. Fati luan gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetë”.

Publikuar: 26.01.2011 | 22:30
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime