Reçica e Madhe shumë shpejt do të këtë sallën sportive në të cilën do të kënë mundësi të zhvillojnë aktivitetet sportive dhe kulturore nxënësit e shkollës dhe të gjithë banorët e këtij fshati. Kështu deklaroi Abdilaqim Ademi duke folur para banorëve të Reçicës së Madhe.
Në vazhdën e takimeve me qytetarët lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me funksioanarët Abdilaqim Ademi, Nexhati Jakupi, Xhevat Ademi, Fatmir Besimi, Atilla Rexhepi, Hisen Xhemaili, Vullnet Ahmeti dhe shumë funksionar, banorë të këtij fshati, sonte kanë vizituar banorët e Reçicës së Madhe.
Reçica e Madhe shumë shpejt do të këtë Sallën sportive në të cilën do të kënë mundësi të zhvillojnë aktivitetet sportive dhe kulturore nxënësit e shkollës dhe të gjithë banorët e këtij fshati. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi duke folur para banorëve të Reçicës së Madhe.
Zëvendëskryeministri Ademi paraqiti të arriturat e BDI-së në këtë përbërje qeveritare por theks të veçantë i dha regjistrimit që do të realizohet në muajin prill të këtij viti.
"Ligji është i favorshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pra edhe për shqiptarët. Me këtë ligj aspak nuk do të dëmtohen shqiptarët, por përkundrazi, do të sjell në dritë numrin e vërtetë të shqiptarëve që është e një rëndësie të madhe për zbatimin e mëtejmë të ligjeve të caktuara që janë në interes të shqiptarëve", theksoi Ademi.
Duke folur për projektet e realizuar në qeverisjen e BDI-së, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi tha se qëllimi kryesor i yni ka qenë që të redifinojmë projektet e filluar në 2006 dhe që ishin kontraverz dhe në dëm të shqiptarëve.
I ashtuquajturi projekti Shkupi 2014 u ridizajnua dhe në qendër të Shkupit do të vendosen bustet e personaliteteve shqiptare Pjetër Bogdani, Josif Bageri dhe Nexhat Agolli. Kurse në muze do të ketë hapësirë të veçantë për historinë kombëtare shqiptare dhe bustet e Hasan Prishtinës, Naim Frashëri dhe Ibrahim Temo tha Ademi.
Kemi investuar në rinovimin dhe ndërtimin e objekteve të reja për shkollat fillore dhe të mesme, siç janë objektet e reja për shkollat fillore në Drenovc dhe Xhepçisht, sallat për sport në Poroj dhe në shkollat e mesme të medicinës dhe gjimnazin e Tetovës, tha Ademi duke shtuar se investimet në arsim dhe shëndetësi janë më të mëdha se sa në 20 vjetët e fundit. Vetëm për investimet kapitale për USHT nga 2008 e deri më sot janë investuar rreth 10 milion euro, kurse në Qendrën Spitalore në Tetovë janë investuar rreth 11 milion euro duke përfshirë rikonstruimin dhe ndërtimin e objektit të ri për Qendrën Urgjente dhe furnizimin me pajisje më moderne. Këto nuk janë investimet e vetme në arsim, sepse nxënësit furnizohen me libra falas, janë pajisur me kompjuter, transportin e kanë të paguar, kemi përkthyer titujt më të mirë që përdoren në Universitetet më të mira në botë, do të furnizojmë me laborator të gjitha universitetet si dhe disa projekte tjera, deklaroi Ademi.

Ahmeti: Kemi bërë shumë punë, por na presin edhe më shumë
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i përshëndeti të gjithë projektet që janë realizuar deri më tani, por kërkoi që intensiteti i punës të vazhdoj dhe të rritet edhe në të ardhmen për shkak se siç tha Ahmeti, ne kemi shumë punë dhe shumë projektet madhore të cilët duan përkushtim dhe vullnet që të realizohen. Ne kemi bërë shumë punë të mira të cilat janë për tu përshëndetur, si kthimi i kazermave në universitete, themelimi i muzeve, Sheshi Skënderbe, infrastruktura etj, por kemi edhe shumë punë të tjera të cilat duhet përfundojnë, deklaroi Ahmeti duke u sqaruar të pranishmëve se këto takime janë për të ndarë mendime, sugjerime dhe kritika, pasi parimi i BDI-së prej themelimit e deri më sot ka qenë që të bashkëbisedojë me popullin, sepse ne partner strategjik tjetër nuk kemi përveç popullit.
Për idenë e një bashkëpunimi më të ngushtë në mes vendeve të rajonit, kryetari Ahmeti para banorëve të Reçicës së Madhe theksoi se kjo është e nevojshme për të përshpejtuar dinamikën e integrimit të vendeve tona në NATO dhe BE.
Vendet tona kanë interes dhe projekte të përbashkëta, prandaj bashkëpunimi në mes vendeve tona është i domosdoshëm. Ne duhet të paraqesim vlerat tona dhe të jemi rajon i cili do të jetë atraktiv dhe i rëndësishëm për strukturat euro-atlantike ku duhet të anëtarësohemi. Ne duhet Evropën ta ndërtojmë në vendet tona dhe ashtu të bashkohemi me vendet tjera evropiane, u shpreh lideri Ali Ahmeti
Kohën e fundit jeni duke vërejtur që ka veprime konkrete që duan të dëshpërojnë shqiptarët dhe BDI-në, dua të njollosin historinë e kombit shqiptarë. Ne gjithmonë kemi thirrur në unitet, në bashkim sepse vetëm të bashkuar mund të bëjmë punë të mençura dhe në dobi të shqiptarëve tha Ahmeti .
Atilla Rexhepi: Ne duam ta ndajmë të mirën dhe të keqen me popullin
Atila Rexhepi kryetari i degës së BDI-së për Tetovë u shpreh se BDI-ja është një parti e cila gjithmonë është shqetësuar për hallet e qytetarëve shqiptarë dhe për këtë arsye janë edhe këto takime me qytetarët që zhvillohen.
Nuk duam të jemi si të tjerët. Ne jemi parti që duam gjithmonë të dëgjojmë hallet dhe problemet tuaja. Duke i ndarë hallet me ju, BDI-ja gjithmonë ka arritur suksese, pasi ne jemi parti e cila ka dalë nga ju, nga populli, tha mes tjerash kryetari i BDI-së për Tetovë, Atilla Rexhepi.
Banorët e Reçicës së Madhe kanë kërkuar rregullimin e një pjesë të shtratit të lumit dhe kanaleve që janë zënë të cilët janë bërë pengesë për punën e një pjesë të fushës së Reçicës së Madhe.
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë Nexhati Jakupi ka sqaruar se këto ditë janë ndarë një pjesë e mjeteve për këtë problematikë dhe se shpejti do të fillojë puna, mirëpo mjetet nuk janë të mjaftueshme për të përfunduar projektin për të cilin duhet në të ardhmen të ndahen mjete shtesë deri në përfundimin e këtij projekte shumë të nevojshëm për banorët e Reçicës së Madhe