E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Metropoli do të ndërtohet në deltën e lumit të Verdhë dhe ai do të bashkojë qytetet e Guangzhusë me 12 milion banorë aktualisht, Shenzenin me 8,6 mln banorë, Dongguanin me 6,9 milion dhe gjashtë qytete të tjera më të vegjël, por përsëri disa milionësh.
Kina mund tė ndėrrojė njė qytet sa Zvicra








Një qytet me përmasat e Zvicrës dhe në gjendje që të shndërrohet në shtëpinë e 42 milion banorëve është duke u planifikuar të ndërtohet prej autoriteteve kineze, raportoi sot revista “Time”.

Në fakt, Pekini është duke studiuar një ide ambicioze për të krijuar një metropol të ri në mes të nëntë qyteteve ekzistuese, që në këtë mënyrë do të kombinoheshin në një qytet që do të shndërrohej në më të madhin në botë.

Metropoli do të ndërtohet në deltën e lumit të Verdhë dhe ai do të bashkojë qytetet e Guangzhusë me 12 milion banorë aktualisht, Shenzenin me 8,6 mln banorë, Dongguanin me 6,9 milion dhe gjashtë qytete të tjera më të vegjël, por përsëri disa milionësh.

Së bashku, në të nëntë këto qytete me krahinat e tyre, është përqendruar aktualisht 10% e ekonomisë së vendit me popullsinë më të dendur në botë.

Nëpërmjet krijimit të metropolit, zyrtarët shpresojnë të krijojnë një qytet model të së ardhmes, në qendër të presë edhe qëndrat më të rëndësishme tregëtare të Kinës, duke ofruar shërbime sa më të efektshme.

Bumi demografik dhe teknologjik i ka detyruar qëndrat kryesore të banuara të vendit, si Pekini apo Shangai, të shndërrohet në qytete të mbuluara nga një re smogu, ku është pothuajse e pamundur të qarkullosh me makina, për shkak të trafikut të paimagjinuar ndonjëherë kur u krijuan qëndrat e qyteteve dhe institucionet kryesore të shtetit, dekada më pare.

Zmadhimi i vazhdueshëm i qëndrave urbane në Kinë mund të provokojë edhe krijimin e metropoleve të tjerë të ngjashëm, si ai midis Pekinit dhe qytetit më të vogël verior të Tianjinit, linjat e verdha të të cilëve janë afruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Hong Kongu është gjithashtu një kandidat për një bashkim të afërt me qytetin e Makaut.

Publikuar: 27.01.2011 | 11:39
Lexuar: 824 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime