Librin e promovoi solemnisht Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonse (MANU), si projekt të saj shkencor dhe, e lëshoi në qarkullim si traktat propagandistik, në shërbim të qarqeve kuazi-shkencore, kulturore e publicistike për luftë efikase kundër popullit shqiptar në trevat shekullore etnike.
Kritikë historiografike, një libër historik më përmbajtje shoviniste e antishqiptare
Dr. Nebi Dervishi
Në vitin 2006, doli nga shtypi një libër me dy vëllime, me mbi 1740 faqe dhe me titull provokues KRVAVO DESJE-Arnautskiot Gego-Mirditski razbojnici terorizam vo makedonskite zemji, od 1700 do 2002 godina. (Dosje e përgjakur Terrorizimi rebelues arnaut, Gego-Mirditas në viset maqedonase, 1700-2002), nga autori i njohur ultra-nacionalist, diletant, sharlatant, publicist sllavomaqedonas e monstrumit dr Petar Poposki, botuar nga Makedonsko Sonce, DOOEL Shkup, 2006.
Librin e promovoi solemnisht Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonse (MANU), si projekt të saj shkencor dhe, e lëshoi në qarkullim si traktat propagandistik, në shërbim të qarqeve kuazi-shkencore, kulturore e publicistike për luftë efikase kundër popullit shqiptar në trevat shekullore etnike. Mesazhi dhe porosia e vetme e këtij traktati të shovinizmit dhe urrejtjes patetike është: fatkeqësia më e madhe për popullsinë sllavomaqedonase këtu në Maqedoni dhe më gjerë, janë shqiptarët ardhacak, terrorizmi rebelues arnaut, gego-mirditas në viset maqedonase të viteve 1700-2002, degjenerikë, grabitqarë, dhunues, vrasës tradicional, të cilët janë të denjë për ti zhdukur dhe eliminuar nga faqja e dheut.
Dosja e përgjakshme e autorit e publicistit Petar Poposki, është fund e krye, e hartuar me të pavërteta, e përmbush plot me shovinizëm e me nacionalizëm romantik, që vjen nga pena ose penat e një të sëmuri mental, diletant e sharlatan. Nëpërgjithësi siç duket opusi i krijimtarisë së tij, është fund e krye insinuata e jo kërkime shkencore, me një shpresë të vetme, të ngjalli iluzione të rrejshme në mesin e popullit të vet sllavomaqedonas, rreth lashtësisë së tij dhe lidhjet gjoja me maqedonasit antikë.
Dy fjalë rreth biografisë së autorit fantom: Petar Poposki, lindi në fshatin Lazaropole, rrethi i Dibrës në vitin 1931. Me profesion është gazetar, publicist, redaktor shumëvjeçar në shtëpinë botuese Nasha Kniga, redaktor i parë në Makedonska Radio televizija dhe njëherit kryeredaktor i programit informativ në MTV. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje e të mesmen në Manastir e Shkup. Ka kryer Fakultetin Filozofik, drejtimi letërsia jugosllave, ndërkaq doktoron në Zagreb në temën ETNOGENEZATA NA SIPTARITE (pllaninskite Shkoti, Toskite) i na Gogo-Mirditote /Kurdo-Arnautite/, nivnite genetski, jaziçni, etnoloshki i anatomski-antopoloshki osobenosti (Etnogjeneza e shqiptarëve, Malësorëve Shkot, Toskë dhe Mirditorëve Gegë/Arnautëve-kurdë/ dhe veçuritë e tyre gjenetike, gjuhësore, etnologjike dhe anatomia-antropologjike).
Është autor i disa punimeve fund e krye antishqiptare si:GEORGIA KASTRIOT ISKENDER-KRAL NA EPIR I MAKEDONIJA I VTOR ALEKSANDAR MAKEDONSKI (Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Mbreti i Epirit dhe Maqedonisë së Aleksandri i Dytë i Maqedonisë), botuar më 2006; MIJACITE-potomci na Antiçkite Makedonci i Prastari zhiteli na Matija/deneshna Albanija/ (Miakët-pasardhës të maqedonëve antik dhe banorë meë të lashtë të Matit/Shqipëria sot/, e cila në mes të tjerave ka një hartë të Shqipërisë ku tërë toponimet i sllaizon, botuar në Shkup më 2006, Ukradena istorija (Historia e vjedhur) I dhe II -2009 etj.
Në një takim rasti që pata me osmanologun e shquar prof. dr. Aleksandar Stojanovski nga Kumanova, lidhur me librin Dosja e përgjakshme e autorit Petar Poposki, do të shprehet :Titull i gjatë i një botimi voluminoz dhe kundërthënës-antagonist, si dhe do të shtoja punim shumë i gjerë e tepër kontestues. E vetmja gjë e pakontestuar është ajo se autori, ka dhënë mund të madh në përgatitjen e tij. Por, gjerësia vjen pikërisht nga përsëritjet e shpeshta të pazgjidhura të disa çështjeve, qëndrimeve dhe konstatimeve të njëjta. Me këto autori me vetëdije i është përmbajtur parullës së njohur për përsëritjen ose shpif, shpif diç do ta qëllosh. Ndërkaq, përsëritja në tekst ka shkaktuar edhe përsëritje fusnotash, të cilat edhe pa to janë të shumta dhe shpeshherë të papërdorshme sepse nuk përkojnë me burimin. Nëqoftëse, do ti ikte kësaj, libri do të zvogëlohej dhe, jam i bindur se nuk humbiste diçka nga përmbajtja e varfër edhe ashtu që ka libri. Nëse asgjë tjetër, bile do të ishte më tërheqës dhe më i përdorshëm për lexuesin. Ndërsa, sa i përket përmbajtjes, për kundërthëniet që përmban teksti, turbulencat, animet por, edhe për shovinizmin dhe racizmin e hapur që është i pranishëm në tekst, i cili shumë vështirë ndiqet për shkak të parregullshmërisë së tij, ato të japin hapësirë të gjerë për kritikë serioze. Do të nisi me dy gjëra më të rëndësishme, dhe pikërisht me atë më absurden, më të pakapshmen, tentimi këmbëngulës që të dëshmojë se shqiptarët nuk kanë qenë të pranishëm në territorin e tyre të sotëm deri në shekullin e XVII, janë kurd-arnaut, që i ka sjell Perandoria Osmane nga Kaukazi. Është mjerim që autori niset me paragjykime të forta dhe me urrejtje patetike, sepse edhe pse pretendon se i ka dëshmitë ato as nuk i sheh e as nuk i nevojiten. Në rast të veçantë, kur nuk i ka burimet për ndonjë ngjarje sipas qejfit, ai është i gatshëm që ti korrigjojë, gjegjësisht ti falsifikojë. Më tej prof. dr. Aleksandar Stojanoski shtoi se:Nuk mund të pajtohem me shumë gjëra në këtë libër, por desha të ndalem në përpjekjen që e bën Poposki në ndarjen e shqiptarëve në Toskë e Gegë, si dy popuj të ndryshëm dhe se Gegët kanë pasur predispozita gjenetike për rebelizëm dhe terrorizëm..... Nuk mund të pajtohem edhe me atë se termi Albania është një term gjeografik dhe se Shqipëria në kohë të lashta është quajtur Matija. Edhe për profesorin Stojanoski, Albania ka qenë gjithmonë një etnonim, emër i një populli dhe nuk është prodhim i forcave të errëta siç thotë dr Poposki.
Gjuha e urrejtjes patetike ndaj shqiptarëve shpeshherë e ka stolisur ekranin e Makedonska Radio-Televija (Radio Televizioni Maqedonas). Një emision 30 min. të pagëzuar MIJACITE (Miakët)-kushtuar librit Krvavo dosie e Poposkit, emituar më 18 qershor 2007, përveç teleshikuesve të shumtë në Maqedoni, e patën vërejtur edhe Organizata joqeveritare Komiteti i Helsinkit në Maqedoni, e cila në raportin e saj në mes të tjerash përfshin dhe shprehet se ky emision i emituar në rrjetin e MTV-së, është praktikum i urrejtjes etnike, racizëm i pastër dhe kulmi i përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këtë medium. (Utrinski Vesnik, 20.VI.2007).
Përmbajtja e librit Dosja e përgjakur hidhet poshtë edhe nga recensenti i librit Prof. Dr. Nikolla Çingo, i cili ka kërkuar siç është rregulli shkencor, para se të firmos emrin recensent dëshiron së pari të lexoi tekstin. Më 28 prill 2007, prof. Dr. Nikolla Çingo për të përdithshmen Fakti, në pyetjen e gazetarit Dritan Dikena, është shprehur: Emri im është keqpërdorur nga recensuesi i parë Prof. Dr. Ivan Babamovski dhe shtypshkronja Makedonsko Sonce. Për të qenë recensues i librit më propozoi Ivan Babamoski, mirëpo unë nuk pranova një gjë të tillë pa e lexuar librin. Pas pesë muaj më ftuan në promovimin e librit. Aty pash se edhe unë figuroja recensues i dytë i librit. Ky është një keqpërdorim flagrant i njollosjes së emrit tim, sepse unë personalisht nuk pajtohem edhe me titullin e këti libri. Gjatë promovimit të librit në ambientet e MANU (Akademia Maqedonase) Prof. Çingo ka shprehur revoltën e ligjshme ndaj kësaj shkeljeje ligjore, por është ndërprerë në mënyrë tepër të vrazhdët nga promotorët dhe pas këtij akti, profesor Çingo në formë demonstrative e lëshon promovimin.
Unë do të ndërmarrë hapa ligjore për të mbrojtur emrin tim dhe do të padis autorin dhe Shtëpinë botuese Makedonsko Sonce si dhe drejtoreshën Elizabeta Andonoska. Së shpejti do të përgatis edhe një recension shton Prof. Dr. Çingo- të cilën do ta publikoi nëpër të gjitha mediumet e shkruara, ku do të paraqes mendimin tim rreth tezave të ngritura në librin e Poposkit. Në vazhdim Profesor Çingo shton se aspak nuk mund të pajtohem me tezat e këtij libri, sepse janë shumë pezhorative dhe fyese për popullin shqiptar. Unë nuk mund të pajtohem që të ndaj shqiptarët në Gegë e Toskë, si dy popuj të veçantë, dhe se Gegët kanë pasur predispozicion gjenetik për terrorizëm dhe rebelizëm. Grupe kaçakësh ka pasur gjithmonë, por duhet analizuar se kush kanë qenë shkaqet politike, sociale dhe ekonomike të tyre. Shqiptarët kanë zhvilluar një luftë të organizuar për çlirimin e vendit të tyre e jo grupe fisnore- siç pretendonte Poposki, dhe ajo luftë i dha rezultatet në formimin e shtetit të tyre në 1912. Prof Çingo nuk pajtohet edhe me atë se termi Albania është një term gjeografik dhe se Shqipëria një kohë është quajtur Matia, siç shkruan Poposki. Sipas tij (Çingos) Albania për mua gjithmonë ka qenë një etnonim emri i një populli të lashtë në trojet e Ballkanit. Ai, (prof Çingo) gjithashtu, kritikon edhe pretendimet se sllovenët ti paraqes si popullin më të vjetër në Ballkan, pa mos pasur argumente bindëse. Një shovinizëm maqedonas ndjell shovinizmin shqiptar dhe kështu prish marrëdhëniet e këtyre dy popujve në Ballkan. Kjo nuk është e mirë për të ardhmen, prandaj duhet ti dilet të keqes përpara me fakte e argumente. Unë, ju premtoj se do ta bëj në recensionin që do të pasojë në një interval kohor të caktuar dhe se do të përdor të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur emrin nga persona të papërgjegjshëm përfundoi Prof. Çingo.
Nuk do të ndalem gjatë në brendinë e librit voluminozë prej 1740 faqesh dhe nuk dëshiroi tu lodhë me ëndrrat pa krip e broçkullat e Poposkit, të këtij shkentari që do tia kenë lakmi emrat që figurojnë në Librin e Ginisit.
Në pas-shpinës e kopertinës së vëllimit të parë autori shkruan:
Të lënë pa mbrojtje, në periudhën e quajtur të keqbërësve, në vazhdim si binin krerë të pafajshëm maqedonas. haraçin në gjak të cilën maqedonasit e paguanin keqbërësve terroristë. hordhive të egra terroriste, të gegëve, të cilët gjithmonë ishin të etshëm për gjak dhe mish dhe kjo që e tmerrshme. për çdo vjet nën kamën dhe jataganin e këtyre hordhive, në formë egërsie dhe monstrume e gjakpirëse, pa asnjë shkak dhe rast, qenë vrarë për çdo vit 5500 deri 6000 maqedonas të pafajshëm. vetëm gjatë dy shekujve (1700-1900) në pjesën maqedonase nga mënyra gjakpirëse e ferrit qenë likuiduar një milion e njëqind mijë deri një milion e dyqind mijë maqedonas (1.1 deri 1.2 milion). ndërkaq numri i të gjymtuarve, të atyre të cilëve u janë prerë ose djegur për së gjalli thembrat e këmbëve, duke i shndërruar në invalidë të përjetshëm, ka qenë dy-tri herë më i madh, në këtë mënyrë ky fis i egër, monstrum i shprehte përjetimet, urrejtjen e tyre dhe ashpërsinë ndaj elementit sllavomaqedonas. vetëm këtë e bënte për kënaqësi të pastër shpirtërore. për të kënaqur ndjenjat shtazarake reflektuese të egra gjenetike arnaute !
Xhevaire nxjerrë kjo kokë e sëmurë monstrume. Sa banorë paskan qenë sllavomaqedonasit në dy shekujt XVIII e XIX? Ka të ngjarë mbi 20 milionë sipas shkencëtarit gjenial Petar Poposki. Zoti i bekoftë edhe i shtoftë!
Nuk është në shpirtin tim të ofendoi dikënd pa të drejtë. Por, përderisa Petar Poposki merr guximin që Gegët ti quaj Monstrum, edhe unë i lejoi vetes që ta quaj MONSTRUMI E SHARLATANI POPOSKI!
Në fund do të shtoja edhe këtë për ta përmbyllur vështrimin kritik. Angazhimi i historiografisë sllavo-maqedonase (me ndonjë përjashtim) viteve të fundit, nuk është thjeshtë tentim për të falsifikuar historinë, se këtë po e bëjnë më se gjashtë dekada. Investimi i tyre edhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të shtrembëruar e përbaltë historinë, si me rastin e mostrumit Petar Poposki, , nuk mund të konsiderohet në asnjë moment si një lajthitje shkencore të një mendje të sëmurë, por ajo është pjesë e një strategjie politike, e cila, nuk ka për qëllim bashkëjetesën dhe stabilitetin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), por përkundrazi ka frymën e tensionit, konflikteve dhe përdhosjen e nxirjen në pafundësi të historisë kombëtare shqiptare. Dhe për këtë më mirë se kush do e dëshmon heshtja në pafundësi e MANU (Akademia e Shkencave e Arteve të Maqedonase), sepse kjo padyshim i projekton këto projekte të errëta, me ideatorin akademik Bllazhe Risteskin (i cili është edhe i shumë zërave në të ashtuquajturën Enciklopedia maqedonase të vitit 2009.