Fillimi i festimit të Pashkëve është edhe fund i agjerimit disajavor dhe kohë për festim të besimtarëve, të cilët në Kishë katolike mbajnë meshë festive. Ati i shenjte Papa Benedikti XVI ne meshen e mbajtur sot ne Vatikan me rastin e festes se Pashkeve, pervecse ka uruar ne te gjitha gjuhet e botes, e ka vene theksin edhe tek konfliktet e ashpra qe ekzistojne ne vende te ndryshme.
Katolikët mbarë botën sot e festojnë festën më të madhe krishtere, Ringjallja e Krishtit, Pashkët.
Vatikan
Data e festimit të Pashkëve në kishën perëndimore dhe lindore krishtere përcaktohet sipas kalendarit natyror, sepse llogaritet se Jezu krishti u ringjall në javën e parë të Hënës së plotë, pas ekuinoksit pranveror.
Fillimi i festimit të Pashkëve është edhe fund i agjerimit disajavor dhe kohë për festim të besimtarëve, të cilët në Kishë katolike mbajnë meshë festive.
Ati i shenjte Papa Benedikti XVI ne meshen e mbajtur sot ne Vatikan me rastin e festes se Pashkeve, pervecse ka uruar ne te gjitha gjuhet e botes, e ka vene theksin edhe tek konfliktet e ashpra qe ekzistojne ne vende te ndryshme.
Ne mesazhin Urbi et orbi, Papa ka kujtuar viziten e tij ne Kameruan dhe Angola, duke kerkuar drejtesi per Afriken.
Gjithashtu ati i shenjte ka kerkuar qe tu jepet fund konflikteve, varferise, si dhe qe te behen me shume perpjekje per ti dhene fund konfliktit izraelito-palestinez.
Shqiperi
Mijera besimtare katolike kane mbushur kishat per te festuar dhe kujtuar nje nga momentet me te rendesishem te besimit, ringjalljen e Krishtit.
Me thirrjen Krishti u ngjall, besimtaret kane ndjekur meshen tradicionale ne katedralen e Shen Palit dhe kane kryer ritet e faljes se bashku me arkipeshkevin Imzot Rrok Mirditen.
Pashket jane paraprire nga kreshma, agjerimi dhe perkorimi qe zgjat 40 dite per besimtaret katolike te cilet e privojne veten nga produktet shtazore.
Ky agjerim nis qe nga e merkura e perhimte dhe mbaron Te Dielen e Palmave, periudhe e cila kujton 40 ditet e kaluara ne shkretetire nga Jezu Krishti ne lutje dhe agjerim.
Te premten Krishti kryqezohet e me pas ndodh mrekullia, ai ringjallet.
Pas meshes tradicionale, festa vazhdon gjate dites se diel ku nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkes.