E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësues të të gjithë parlamenteve studentore sot në tubim të qetë në konviktin e Universitetit të Shkupit nën moton "Për arsim evropian" do ta shprehin mbështetjen e tyre.
Studentėt tė vetmit nė mbėshtetjen e propozim-ndryshimeve tė Ligjit pėr arsim sipėror







- Studentët e mbarë Maqedonisë shprehin mbështetje ndaj ndryshimeve të Ligjit për arsim të lartë. Parlamentet studentore të universiteteve të Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe të Shtipit shprehën mbështetje për ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat, sipas propozuesit, do të futet cilësi e re në arsimin sipëror.

Përfaqësues të të gjithë parlamenteve studentore sot në tubim të qetë në konviktin e Universitetit të Shkupit nën moton "Për arsim evropian" do ta shprehin mbështetjen e tyre.

Një pjesë e profesorëve të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" për sot paralajmëruan protesta kundër ndryshimeve të propozuara ligjore për arsim të lartë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov e vlerësoi këtë protestë si dëshirë për plotësimin e ambicjeve politike të individëve. Sipas tij, ndryshimet do të sjellin kualitet të ri dhe vlejnë si plotësim të standardeve evropiane në këtë sferë. I bindur është se profesorët maqedonas nuk do ta kenë vështirësi t'i plotësojnë këto standarde.

Rektorët e Universitetit të Shkupit dhe të Shtipit nuk e mbështesin protestën dhe konsiderojnë se është kundërproduktiv.

Publikuar: 27.01.2011 | 13:32
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime