Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur sot për ATSH-në se, strukturat e Hetimit të Krimit në Policinë e kryeqytetit, ndaluan 50 vjeçarin nga Tirana Agron Traski.
Policia e Tiranës ekzekutoi dje Urdhërin e Ndalimit që Prokuroria ka dhënë të mërkurën për drejtuesin e automjetitit që tentoi të hynte në territorin e godinës së Kryeministrisë, gjatë protestës që opozita zhvilloi mesditën e 21 Janarit në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur sot për ATSH-në se, strukturat e Hetimit të Krimit në Policinë e kryeqytetit, ndaluan 50 vjeçarin nga Tirana Agron Traski.
Sipas policisë, 50 vjeçari Treska akuzohet se gjatë demonstratës së 21 Janarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hyrë në territorin e Këshillit të Ministrave, duke dëmtuar edhe bankinën që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik
Gjin Ndreu në paraburgim
Gjykata e Tiranës vendosi sot të lërë në qeli 32 vjeçarin nga Shkodra, Gjin Ndreu, me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të rendit.
Në seancën e zhvilluar sot, Gjykata caktoi masën e sigurise se arrestit me burg ndaj Ndreut, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e akuzon për kundërshtim të punonjësit të rendit në detyrë. Ky vendim u kundërshtua nga pala mbrojtëse, e cila kërkoi ballafaqimin e palëve në proces.
32 vjecari Ndreu u arrestua të hënën në Tiranë, me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë, vetëm pak orë pasi kishte lënë paraburgimin, ku ishte izoluar si i dyshuar në trazirat e ndodhura në demonstraten e dhunëshme të opozitës në 21 janar. Lidhur me 32 vjeçarin Ndreu policia e Tiranës transmetoi në media një kasetë filmike, ku ai shfaqej në demonstratë me një armë në brez. Pas arrestimit, Gjykata e la të lirë, duke çmuar ndaj tij masën e sigurisë së "detyrimit me paraqitje" në organet e rendit