E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shefi i diplomacisë kineze Jang Djeçi deklaroi se vendi i tij do të ndajë dhjetë miliardë dollarë në fond investues, prej të cilit do të financohet realizimi i projekteve infrastrukturore në vendet-anëtare të organizatës ASEAN, u kumtua sot në Pekin.
Fond investues KINA-ASEAN prej dhjetė miliardė dollarė














Shefi i diplomacisë kineze Jang Djeçi deklaroi se vendi i tij do të ndajë dhjetë miliardë dollarë në fond investues, prej të cilit do të financohet realizimi i projekteve infrastrukturore në vendet-anëtare të organizatës ASEAN, u kumtua sot në Pekin.

Ai theksoi se hollësirat lidhur me themelimin e këtij fondi investues duhej dje në Samitin e liderëve të Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe dhjetë vendeve-anëtare të ASEAN-it në Tajlandë, t'i kumtojë kryeministri kinez Van Xhibao, por tubimi u anulua në kohë të pacaktuar për shkak të demonstrave të mëdha antiqeveritare në atë vend.

Kina deri tani ka qenë shumë aktive në ndërtimin e rrugëve dhe objekteve infrastrukturore në rripin kufitar me tre vendet fqinje - Mianmar, Vietnam dhe Laos, të cilët së bashku me Filipinet, Malezinë, Brunein, Singaporin, Indonezinë, Tajlandën dhe Kamboxhën janë anëtarë të ASEAN-it.

Pekini po ashtu planifikon të ndajë gjithsej 15 miliardë dollarë për miratimin e kredive për vendet-anëtare të ASEAN-it, duke përfshirë edhe borxhe preferenciale me vlerë prej 1,7 miliardë dollarë.

"Kina, krahas kësaj, planifikon të miratojë ndihmë prej 39,5 milionë dollarë për Kamboxhën, Laosin dhe Mianmarin me qëllim që vendet më lehtë të ballafaqohen me pasojat nga kriza financiare globale, ndërsa do të injektohen edhe 50 milionë dollarë në fondin e përbashkët për bashkëpunim mes Kinës dhe ASEAN-it", shtoi shefi i diplomacisë kineze.

Publikuar: 12.04.2009 | 20:49
Lexuar: 563 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime