E enjte, 24.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo jeton me familjen në Milano prej vitesh dhe ka një karrierë si modele të nisur që në moshën 15 vjeç.Sot është 21 vjeç.”Në Shqipëri kam vetëm tezen,mezi po pres ta vizitoj”,-thotë.Aktualisht Alketa punon tek një firmë e njohur e veshjeve intime për femra, ku ka një kontratë deri në vitin 2012.
Modelja tropojane me veshje intime



Alketa Musaj ka lindur në Tiranë, por me origjinë është nga Tropoja. Dhe i pëlqen të na e thotë shpesh gjatë bisedës këtë gjë. “E theksoj gjithmonë që jam me origjinë nga Tropoja, këtu në Itali ka shumë raste që nuk tregojnë që janë shqiptarë, kurse unë e them me krenari gjithmonë që jam shqiptare, madje nga veriu i Shqipërisë, TROPOJA, dhe jam 24 karat tropojane, – na thotë Alketa duke qeshur.

Ajo jeton me familjen në Milano prej vitesh dhe ka një karrierë si modele të nisur që në moshën 15 vjeç.Sot është 21 vjeç.”Në Shqipëri kam vetëm tezen,mezi po pres ta vizitoj”,-thotë.Aktualisht Alketa punon tek një firmë e njohur e veshjeve intime për femra, ku ka një kontratë deri në vitin 2012.

Nga një sondazh i zhvilluar nga një portal i madh shqiptar në internet,ku u pyetën shqiptarët kudo që jetojnë se kë do cilësonit si modelen më të mirë shqiptare,nga rezultatet e votimeve,Alketa u shpall modelja më e preferuar.Alketa momentalisht ndodhet në Australi,pjesë e setit të një filmi që flet për mënyrën se si shumë femra nga lindja e Europës,si Rusia, Rumania, Ukraina,Moldavia,Shqipëria përfundojnë prostituta në Itali.

Skenari,sipas atyre që na tregon Alketa flet për një nga këto goca,e cila rastësisht njihet me një producent që merrej me spektakle dhe sfilata mode.Vajza largohet nga jeta e rrugës dhe nis punë si modele, nga ku merr shumë shpejt famë.”Po e xhirojmë ne studentët e regjisë”,-thotë Alketa,e cila është njëkohësisht studente për regjisurë.

Alketa Musaj
Alketa,a keni menduar të sfiloni për ndonjë stiliste shqiptare?

Do kisha shumë dëshirë të sfiloj për stilistë shqiptarë, por për fat të keq jam e kufizuar tashmë nga kontrata me firmën që punoj. Në fakt jam e kufizuar edhe në shumë evenimente të tjera. Para ca kohësh p.sh. kisha mundësi të isha si velinë e “Strizia la notizia” tek Canale 5. Kisha shumë dëshirë të isha velinë atje, vetëm që të thosha që jam shqiptare, sa herë që të më lejonin të flisja gjatë emisionit.

E ka problem i fejuari yt faktin që duhet të pozosh dhe “me veshje intime”?

Jo,i fejuari im është edhe ai fotomodel,kështu që nuk kemi patur të tilla komplekse,as unë për atë,as ai për mua,meqë jemi nga e njëjta fushë.

Një pjesë e publikut shqiptar, ndoshta do tju paragjykonte për këtë punë, ju shqetëson reagimi i tyre?

Po më pyet a më vrasin paragjykimet e të tjerëve për shkak të profesionit që kam? Po të them që mua më pëlqen ajo shprehja shqiptare, që e kam dëgjuar që e vogël dhe që i shkon pikërisht kësaj pyetjeje: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” (qesh)

Keni pozuar ndonjëherë nudo?

Kam pozuar vetëm një herë nudo, për një pije energjike dhe kam patur shumë oferta nga revista të ndryshme për të pozuar nudo,këtu mund të përmend revistën “Panorama” këtu në Itali,për të cilën pozon dhe shoqja ime e ngushtë, Manuela Arcuri, me të cilën kaloj gjithë kohën e lirë.Gjithashtu,kam patur ofertë edhe nga revista “Playboy” dhe do kisha pozuar nudo me gjithë qejf, por siç e thashë më lart,më kufizon kontrata.Do pozoja me gjithë qejf,madje meqë më jepni rastin të them diçka rreth kësaj,do i ftoja të gjitha gocat që i janë futur fushës së modës,që të çlirohen nga komplekset,se në art nuk ka komplekse, ndryshe,kot sa i futesh artit.

Si e kanë pritur këtë fakt (të të qenit modele, të pozoni gjysmë e zhveshur dhe e zhveshur) të afërmit tuaj në Shqipëri apo Itali?
Alketa Musaj

Se si e kanë pritur të afërmit e mi faktin që pozoj me intimo apo edhe nudo,as e kam fare atë siklet.Pastaj,kur nuk më kanë ndaluar dot prindërit e mi,të cilët janë gjëja më e shtrenjtë për mua,ç’rëndësi kanë të tjerët?Punën si modele,e kisha ëndërr që e vogël.E dija që prindërit do ta kishin pak siklet,por e dija gjithashtu që do ndryshojnë mendje dikur.Mos t’ia mohojmë vetes ëndrrat,do thosha unë, se një jetë kemi dhe nuk e kemi të gjatë 500 vjet..

E gjatë: 1 metër e 94 centimetra
Parametrat e tjerë: 91-60-90
Sytë: jeshilë
Horoskopi: Luani
Pëlqen shumë: kafshët,sidomos qentë.
Pëlqen: klimën malore dhe shumë pak plazhin
Alketa Musaj

Publikuar: 27.01.2011 | 10:08
Lexuar: 3030 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime