Tre ditë pas grabitjes së 50 mijë eurove në Procredit Bank përpos dy veturave të hajdutëve, policia edhe sot nuk ka arritur të arrestojë asnjërin nga 7 të dyshuarit.
Tre ditë pas grabitjes së 50 mijë eurove në Procredit Bank përpos dy veturave të hajdutëve, policia edhe sot nuk ka arritur të arrestojë asnjërin nga 7 të dyshuarit.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotrevski tha për ALSAT tha se MPB është në kontakt të vazhdueshëm me kolegët kosovarë për të kapur grupin kriminel pasi dyshohet se të njëjtit janë larguar në drejtim të Kosovës.
Makinat e gjetura afër vendkalimit kufitarë Bllacë policia është duke i hetuar. Policia është duke shikuar edhe xhirimet e kamerave të sigurimit të Pro Credit Bankës. Në pyetjen nëse i arrestuari Arsllan Nuishi nga fshati Gërçec i Shkupit a lidhje me grupin e hajdutëve që kishin grabitur bankën, zëdhënësi i MPB-së Kotevski tha se nuk përjashtohet një gjë e tillë.
Bëhet fjalë për person që është i njohur jo vetëm për policinë e Maqedonisë por edhe për policitë e rajonit dhe Europës. Kështu që nuk mund të përjashtojmë involvimin e tij si logjistikë ndaj personave të cilët kishin kryer grabitjen e Bankës Procredit. Por, ende nuk mund ti vërtetojmë këto informacione., tha zëdhënës i MPB-së, Ivo Kotevski.
Një grup prej të paktën 7 personash të armatosur dhe me maska, hynë para tri ditësh në ambientet e bankës qendrore të ProCredit, për të kryer një vjedhje si profesionist. Të veshur edhe me jelekë antiplumb në të cilët shkruhej Police ata kishin hyrë në bankë duke dalë prej andej me 50 mijë euro. Autorët e grabitjes, ishin parkuar para ndërtesës së ProCredit Bank me dy vetura Alfa Romeo dhe Volsvagen Golf.
Njëri prej tyre kishte bërë roje në hyrje të bankës, ndërsa pjesa tjetër e grupit, kishte kryer vjedhjen. Por, në momentin e largimit nga banka, personi që kishte bërë roje, hap zjarr ndaj një makine të policisë rrugore, e cila kishte kaluar rastësisht aty pari, duke plagosur dy policë të trafikut. Gjatë kësaj përleshje, janë shkrepur më se 300 plumba ndërsa kishin ngelur të plagosur dy policë dhe një kalimtare e rastit.
Shkëlzen Aqifi
Alsat