Mbajtja e zgjedhjeve, zgjedhjet e reja, me ligjin e tanishëm nuk do të ndryshojnë asgjë. Kushdo që fiton, kushdo që humb, do të akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrim duke e thënë këtë sepse ligji jep shumë mundësi për ato manipulimet që i kemi parë në dhjetor, ka vlerësuar Dell.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell ka kërkuar që institucionet e reja të nisin me reformën zgjedhore.
Kuvendi i ardhshëm duhet të krijojë komisione ose komitete parlamentare jopartiake për të punuar në reformën zgjedhore me të gjitha partitë e përfaqësuara. Mund të jetë, ky është vetëm sugjerim, mund të jetë ide e mirë që procesi të mos udhëhiqet nga partia më e madhe në Kuvend ose nga një bashkë-kryesi, por duhet të ketë reformë të mirëfilltë të ligjit zgjedhor, ka thënë Dell në një intervistë për "Kosova Sot".
Mbajtja e zgjedhjeve, zgjedhjet e reja, me ligjin e tanishëm nuk do të ndryshojnë asgjë. Kushdo që fiton, kushdo që humb, do të akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrim duke e thënë këtë sepse ligji jep shumë mundësi për ato manipulimet që i kemi parë në dhjetor, ka vlerësuar Dell.
Fakti që disa parti nuk kanë fituar në dhjetor dhe dëshirojnë të mbajnë zgjedhje të reja veç sa për të provuar fatin sërish, sipas tij, nuk është arsye që të mbahen zgjedhje sërish këtë vit.
Arsyeja për të mbajtur zgjedhje është në fund të mandatit që njerëzit të gjykojnë qeverinë e ardhshme: a ka bërë punë të mirë apo nuk ka bërë punë të mirë dhe që ato zgjedhje të mbahen në bazë të një pakoje të re ligjesh, që në të ardhmen do të sjellin një rezultat më pak të kundërshtuar dhe më të besueshëm. Unë po flas për një proces se si të kthehet, si të riparohet besimi i njerëzve në sistem. Veç zgjedhjet nuk e bëjnë këtë, sepse siç e kemi parë deri tash sipas sistemit të tanishëm rezultatet e tyre kontestohen gjithmonë është shprehur ambasador amerikan Dell.