E dyta, Marti akuzonte drejtpersedrejti lidershipin politiko ushtarak shqiptar gjate luftes dhe pas saj te cilet sipas tij kane penguar hetimet pasi ato i prekin ato ne menyre direkte apo indirekte ne karrierat e tyre politike. Sipas tij: Kam dokumente te duhura qe ne momentin e duhur do ti publikoj.
Ylber Sela - Strasburg
Dick Marti u habit, madje u corodit kur iu desh te kthente pas kurrizin e tij dhe me shikimin siper mjekrres pa eger drejt 45 studente shqiptare ne llozhen hijerende te Pallatit te Evropes ne Strasburg. Per ata qe e rrethonin pas rreshtit te pare ne ate salle nuk kishte ndodhur kurre qe ne kor te brohoritej ne favor te nje diskutimi te nji anetari te Asamblese . As Shpetim Idrizi perfaqesuesi i nje partie minore nga Tirana nuk do kishte menduar qe do te gjente aty nje elektorat ne kete rast mbarekombetar. Kjo ish tabloja e paradites se 25 Janarit dita kur Keshilli i Evropes hapi dyert per here te pare per nje grup kaq te madh studentesh nga Tetova e Tirana deshmitaret e nje aktakuze qe u pershtjellua muajt e fundit mbi te sapolindurin shtet te Kosoves.
Ne emer te patriotizmit ketyre intelektualeve te rinj u ra nje fat te degjojne direkt nje film te inskenuar nga lobet panssllave ne Keshillin e Evropes ne spekulimin me interesant mbi varre te humbura, mbi kocka te humbura, mbi gjurme gjaku te thare e te shuar dhe mbi nje kujtese qe flet mbi nje regjim qe ka derguar ne boten e pertejme idhullin e heshtur te Martit, Sllobodan Milloshevic. Nuk mund te ndodhte ndryshe. E gjetur ne disfate totale pas interpretimit legal te pavarsise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, makineria serbe me qender ne Moske dhe me rrenje ne Beograd iu pervesh ofensives qe nisi nga themelet e nje libri te ndryshkur edhe pse Karla Del Ponte kish shkuar pertej fantazise me te avancuar sllave me gjenerale dhe ushtri te vdekur, te veshur me te ashtuquajtur mantele doktoresh ne male ku shkembijte ruajne ngulur ne nentoke, eshtra e hordhi luftrash e beteja ndojehere edhe pa emer. E gjithe kjo skene u soll ne teatrin e projektuar nga Dick Marty ne sallen e nje organizate qe nuk prodhonte me prej vitesh as nje rresht lajm. Te nje organizate ne kufijt e ekzistences ku cdo tre muaj sajohen axhenda dhe duhet tashme te sajohen raporte. Ne kushtet e mbijeteses se karrieres se nje organizate dhe te nje ish prokurori te veshurme imunitet politik Evropa e vjeter dhe e re u desh te supozonte dhe te detyrohej te imagjinonte dhe me ne fund te zgjidhte aktoret negative me emrin shqiptare dhe Kosovare. Ne ushtrine e fitimtareve duheshin gjetur viktimat qe duhen denuar ne emer te ekuilibrave apo listave per menjanime politike ne kuader te stabilitetit te gjeopolitikes Ballkanike. Gjithcka ndodh ne paradhomen e Bashkimit Evropian ku gjithsesi edhe aty nuk ka ende konsensus se si do integrohen serbet , shqiptaret, viktimat, te dhunuarit , te humburit, te ikurit, te shperngulurit, krimet e luftes dhe kufijte e vetem te mbetur ne kontinent.
Sa arritem ne Keshillin e Evropes, lajmi u perhap se po arrijne disa student shqiptare te cilet do te ishin brenda ne salle dhe do te ndjeknin punimet e Ansamblese Parlamentare ne aktin final mbi te perfolurin muajt e fundit ne mediumet dhe brenda shoqerise shqiptare Raportin Marti. Zhurma kishte filluar shume me heret kur politika jone e jashtme shqiptare ne Shqiperi dhe ne Kosove ishte ne gjume , e pakordinuar dhe e paunifikuar. Kur hyjme ne salle, sapo kishte filluar seanca dhe ne ate moment po fliste Marti,me fare pak mister per ate qe tashme ishte e ditur per ne dhe opinionin e gjere. Gjate fjalimit te tij une verejta tri interpretime:
E para, Marti te gjithe raportin e kishte ndertuar ne baze te akuzave qe i kishte paraqitur ne librin e saj Karla del Ponte dhe bindjve te saja se gjate luftes dhe pas saj kishin ndodhur veprime te cilet Marti mendon se nuk jane zbardhur ende duke akuzuar jo popullin shqiptar per krime, vrasje dhe trafikim organesh per individ dhe grupe te caktuara dhe e gjitha kjo sipas tij ne baze te informacioneve te sherbimeve te ndryshme sekrete, informacione gazetash, supozime dhe thashetheme te cilat kane qarkulluar nga struktura te caktuara.
E dyta, Marti akuzonte drejtpersedrejti lidershipin politiko ushtarak shqiptar gjate luftes dhe pas saj te cilet sipas tij kane penguar hetimet pasi ato i prekin ato ne menyre direkte apo indirekte ne karrierat e tyre politike. Sipas tij: Kam dokumente te duhura qe ne momentin e duhur do ti publikoj.
E treta, roli i nderkombetareve gjate luftes dhe pas saj ka qene indirekt ne mbulim te krimeve mbi rober serbe te detyruar te operohen ne kushte klinikash ilegale kirurgjikale neper malet e kufirit shqiptaro-shqiptar. Me pak fjale amerikanet dhe aleate te tyre te implikuar apo bashkepunues ne ate te ashtuquajturen aventure me krime te ketij lloji ne Kosove. Misionare pertej Atlanitkut qe rivendosin keshtu pushtete dhe emerojne klase politike mes rreshtave te gueriljes shqiptare qe paketon veshka serbesh dhe i shet me shumice e pakice ne tregun cifut.
Keto interpretime do ti permbyllja me nje thenie tjeter te tij : Gjate perpilimit te ketij raporti kam takuar familjare te te zhdukurve serb dhe kosovare te cilet ende i kerkojne njerzit e tyre, me jepni shansin qe te fillojme hetimin dhe te zbardhim te gjitha krimet dhe te pagjeturit ne Kosove.
Dick Marti sipas kolegeve te tij te vjeter e te ri ne Ansamble kishte integritet dhe reputacion te pa cenuar. Gjate diskutimeve dhe debateve per amendamentet te cilat i kishte propozuar delegacioni shqiptar degjohej refreni qe ne as kemi mbuluar as kemi penguar hetime dhe karvani i Dick Martit mund te vizitonnte te gjitha shtepite e lyera me te verdhe ne male e kudo tjeter.
Por Rusmajli kryetari i delegacionit parlamentar nga Shqiperia ia doli te binde auditorin te pranoje dy amendmente ne trupin e rezolutes Marti per eshtra , operacione kirurgjikale dhe serbe te mbetur pa veshka. Keto gjeten mbeshtetje nga pjesmarresit ne salle, atehere kur ne momentin kur vete perpiluesi i raportit, Marti pajtohej per kete. Rusmajli, Idrizi,Gjiknuri e Trashani do te kishin me vete edhe deputeten e BDI se zonjen Ermira Mehmeti Devaja. Madje Mehmeti shkoi pertej shqiptarizmit patriotik te shfaqur nga koleget nga Tirana cka deshmon se kryetari Ahmeti kish dhene planimetrine e duhur anti Marti rezolute.

Ajo qe duhet qartesuar per opinionin e gjere dhe tashme te gjithe e kane te qarte, raporti i Martit eshte i ndertuar ne dyshime rrenjesore . Dick Marti shpeshhere per procese dhe vendime qe kane ndodhur ne Kosove gjate dhe mbas luftes ka qene dhe eshte shprehur kunder tyre si Intervenimi i Nato-s ne Kosove, Pavaresimi i Kosoves dhe se fundi me lobimin e tij me qendrimin e Keshillit te Evropes ndaj Kosoves. Ajo qe me pelqeu nga Delegacioni Shqiptar dhe fjalimet e tyre gjate disktutimeve ishte qe ato u treguan jo emocional por racional dhe me maturi ne ate se te gjitha akuzat qe ne kete raport po i demtojne shqiptaret, te zbardhen dhe te hetohen sa me shpejt qe me ne fund te dal e verteta. Perfaqesuesit tane nga Shqiperia gjate votimit nuk votuan njejte, disa kundra dhe disa pro Rezolutes. Perfaqesuesja shkupjane znj. Ermira Mehmeti Devaja e cila gjate tere seancave ishte aktive . Ajo ka abstenuar gjate votimit te rezolutes, e jo sikurse perfaqesuesit e Shqiperise te cilet kohe pas kohe dilnin dhe mungonin ne disktutime te rendesishmne sikurse ne diten e dyte te punimeve te cilet ne vend te qendronin brenda dhe te marrin pjese aktive gjate debateve qe po zhvilloheshin ata po shfrytzonin Strasburgun per shoping dmth blerje teshash me 50% ulje . Delegacionet nga shtetet e lindjes ne krye me Rusine dhe Serbine po e shfrytzonin Raportin Marti qe te ndalojne proceset integruese te Kosoves, shtimin e njohjeve, prishjen e imazhit dhe per ta dobesuar perkrahjen nderkombetare te Kosoves sidomos tani para fillimit te bisedimeve direkte Serbi Kosove. Delegacionet e disa shteteve perendimore dhe Turqise te cilet po shprehin disa rezerva dhe kundershtimet e tyre sidomos per trafikimin e organeve, per shtepine e verdhe apo gjenocid dhe shfarosje etnike dhe kerkonin qe hetimi te filloje sa me shpejte, te mbizoteroje transparenca dhe te zbardhet perfundimisht kjo ceshtje e shumediskutuar qe ne brendi permban shume supozime dhe thashetheme, te mbrohen lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te mbrohen deshmitaret ne terren. Me erdhi mire kur takova perfaqesuesit nga Kosova ne krye me z. Xhavit Halitin dhe z. Enver Hoxhaj te cilet takonin personalitete te ndryshme duke biseduar drejtpersedrejti me to dhe duke u treguar te gatshem per bashkepunim nderkombetare dhe poashtu do te permendja edhe nje castte rendesishem ate te pershendetjes se z. Xhavit Halitit me Dick Martin, perballjen dhe njohjen e tyre.
Si perfundim do te kisha thene se shqiptaret po hyjne ne sfida dhe beteja te reja si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe Maqedoni. Komunikimi ndershqiptar duhet edhe metutje te perforcohet. Opozita shqiptare sidomos disa individe apo grupe te caktuara ne Kosove duhet te kete kujdes kur behet fjale per interesa shteterore qe mos bien ne kurthe dhe te jene ne linje te njejte, qe i sajon Beogradi dhe Rusia kunder UCK-se, Ramush Haradinajt, Hashim Thacit dhe bashkpuntoreve te tij te cilet kontribuan para luftes, gjate, pas saj dhe po kontribojne ende ne shtetndertimin e Kosoves. Faktori nderkombetar tashme ka filluar me fshesen politike dhe me pastrimin e skenes politike ne Ballkan. Ne Kosove po ndertohet nje gjenerate e re politike ne krye me Hashim Thacin e cila do te prij proceseve te reja te pajtimeve ndermjet fqinjeve sidomos me Serbine dhe anetaresimin ne organizatat euroatlantike. Ne Shqiperi po fryn era e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare dhe krijimin e nje ekipi te ri me vizione dhe gjuhe bashkpunimi nderpartiak kurse ne Maqedoni po shkohet deri kah vera avazi i vjeter dhe duke u komplikuar edhe me tej ceshtjet, duke kaluar me tej ne zgjedhje te parakohshme dhe me nje rikonstrukturim te ri te partise me te madhe shqiptare BDI dhe me nje opozite konstruktive ku ne ceshtjet madhore do fol gjuha e perbashket politike. Rasti i Dick Martit dhe raste te tjera besoj se jane prova shume te medha se ferkimet dhe gjuha e ashper e brendshme politike, prodhon pasoja te medha ne politiken e jashtme dhe na dobesojne shume rolin tone shqiptar ne skenen nderkombetare.
Autori eshte profesor inordinar ne USHT dhe UEJL