E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Natyrisht, të qenurit pronar i një apo disa mediumeve, kjo nuk të jep asnjë imunitet, as të liron nga taksat apo obligimi për me respektue ligjin e një vendi, por kudo në botën demokratike në media vihet dorë vetëm në situate tejet ekstreme, kurë puna e tyre e mëtejme e rrezikon seriozisht paqen dhe demokracinë në vend.
Qeveria dhe pasqyra






Fadil Lepaja

“Pasqyrë moj pasqyrë”, kështu fillon përralla për njerkën e keqe e të kompleksuar me bukurinë e vet dhe Borbardhës së pafajshme të cilën vet zoti e bëri të bukur.

Nëse njerka mund të përdoret si metaforë për një qeveri e cila nuk e duron fytyrën e vetë dhe Borbardha si metaphorë për median e lire e cila ka një qasje objektive, atëherë mund të thuhet se shikuar në aspektin e formës qeveria maqedonase nuk veproi sipas rrjedhës së përrallës së moqme.

Por, qasja e sajë ndaj të vërtetës dhe fytyrës së vet politike mbeti po aq refuzuese dhe idhnake, do të thosha hakmarrëse ndaj pasqyrës. Pasqyrja po tentohet të thyhet , duke I mbyllur mediat e pavarura dhe duke e kriminalizuar atë. Ky është një gabim serioz,

Natyrisht, të qenurit pronar i një apo disa mediumeve, kjo nuk të jep asnjë imunitet, as të liron nga taksat apo obligimi për me respektue ligjin e një vendi, por kudo në botën demokratike në media vihet dorë vetëm në situate tejet ekstreme, kurë puna e tyre e mëtejme e rrezikon seriozisht paqen dhe demokracinë në vend.

Burgosja e pronarëve nuk është asnjë arsye për me e bllokue punën e medias, sepse ato janë institucion social, jo vetëm ekonomik, e ndoshta më së paku ekonomik, por janë një nga format më elementare të shprehjes së lirisë dhe përgjegjësisë së një shoqërie.

Një medium e ka një mission përtej pronarëve, I cili nënkupton vende pune dhe burim jete për një shtresë të tërë intelektualësh dhe punonjësish të cilët jetojnë nga puna e tyre kreative, apo duke ndërtuar dhe mbajtur shumë relacione në shoqëri përmes mbledhjes së informacionit publik dhe shpërndarjes së tijë. Ajo pra paraqet burim të rendësishëm informacioni për një numër të madhë të qytetarëve të cilët me të, dhe perms tijë, e kan ndërtuar një relacion besimi dhe motivimi me krejt shoqërinë.

Gjithashtu, media paraqet një mekanizëm të korrektimit social dhe të thirrjes në përgjegjësi publike për qeveritarët, një mekanizëm të fuqishëm në duart e qytetarëve për presion demokratik mbi politikën.

Qeveritarët maqedonas, kohëve të fundit, për dallim prej qeverive demokratike çfar pretendon se është, po merrin edhe funksione ideologjike duke u përzier edhe në çështje shkencore, kulturore dhe duke ndërtuar monumente imperiale të kaluarës, ku kjo jo e “kaluar e ridizajnuar” po ndikon dukshëm në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në këtë vend. Këto veprime të cilat ngjallën emocione të fuqishme, dhe po I ndajnë qytetarët në “Ne “ dhe “Ata” kanë të bëjnë me ndërtimin e identitetit dhe të ardhmes së vendit të tyre, dhe nëse vazhdohet me forsimin imponues të kësaj logjike , mundet edhe të rrezikohet e ardhmja e përbashkët .

Derisa ndërhyrjet në çështje si enciklopedia, Identiteti I Nënës Terezë, “sheshi nacional” etj, mund të shikohen si një përpjekje për me ndërtue një relacion të caktuar me entitetin shqipëtarë në Maqedoni, vënja dorë ne median e lire është përtej kësajë, një hap I gabuar I cili mund të krijoi një imazh të keq jo vetëm për qeverinë por edhe krejt vendin në sytë e opinionit ndërkombëtarë.

Kjo mund të ndikoi edhe në frenimin e proceseve integruese të sajë në raport me BE dhe NATO-n.

Marja e iniciativës për “duar të pastërta” në shoqëri, nuk e krijon kurfar sigurie se bashkësia ndërkombëtare nuk do të shtroi pikrisht çështjen e duarve të pastërta në qeverisje. Në fakt, nuk mund të flitet për duar të pastra, aty ku thyhen pasqyrat.

Në këtë process, media e lire është një instrument I fuqishëm qytetarë, por edhe për një qeveri demokratike për me e korrektue vetveten mbrenda standardeve tashmë të arritura të një qeverisjeje europiane.

Prandaj, qeveritarë, mos e godisni pasqyrën që e pasqyron fytyrën e një shoqërie. Sado që të jeni të paknaqur me “fytyrën tuaj politike” media e lire do të ju ndihmoi që të ndryshoni për mire.

Mos e godisni median e lire se ajo është mes tjerash edhe një lidhje e fuqishme e besimit të ndërtuar në shoqëri, në mes institucioneve dhe qytetarit. A do të jetë qeveria në shërbim të qytetarëve të vendit, apo ajo do të synojë që qytetarët e vet ti shëndërroj në vartës të sajë … kjo definitivisht shihet në raportin e qeverisë ndaj medias së lire.

Kur thyhet pasqyra, mbetet vetëm shpresa !

Pasqyrë, moj pasqyrë !!!

Publikuar: 28.01.2011 | 12:00
Lexuar: 649 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime