Vëzhguar nëpër sektorë, prodhimi industrial në sektorin e nxjerrjes së xeheve dhe gurëve shënon rënie prej 17 për qind, në industrinë përpunuese prej 9,7 për qind, ndërsa në sektorin për shfrytëzim të energjisë elektrike, gazit dhe ujit ka rritje prej 9,9 për qind.
- Prodhimi industrial në vitin 2010 shënoi rënie prej 4,3 për qind në krahasim me vitin e kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë.
Sipas të dhënave statistikore, prodhimi industrial në muajin dhjetor të vitit 2010 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë më i vogël për 7,7 për qind.
Vëzhguar nëpër sektorë, prodhimi industrial në sektorin e nxjerrjes së xeheve dhe gurëve shënon rënie prej 17 për qind, në industrinë përpunuese prej 9,7 për qind, ndërsa në sektorin për shfrytëzim të energjisë elektrike, gazit dhe ujit ka rritje prej 9,9 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi shënoi rritje në energjinë për 7,6 për qind, prodhimet kapitale për 24 për qind, prodhimet e qëndrueshme për shpenzim të gjerë për 25,7 për qind dhe prodhime të paqëndrueshme për shpenzim të gjerë për 6,7 për qind, përderisa rëniea është regjistruar tek prodhimet intermediare, përveç energjisë për 32,4 për qind.