"Dëshirojmë të shohim progres në bisedimet të cilat udhëhiqen nën patronazhin e KB-së dhe edhe një herë i bëjmë thirrje Shkupit të tregojë konstruktivitet dhe t'u shmanget aktiviteteve dhe deklaroi se i minojnë angazhimet e sinqerta të Greqisë", theksoi Drucas në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin malazez të Punëve të Jashtme, Milan Roqen.
Athina ka vullnet politik që të gjindet zgjidhje për kontestin me Shkupin dhe qartë e shpreh pozitën e saj për emër me përcaktim gjeografik për përdorim gjithpërfshirës, deklaroi shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas dje në Podgoricë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka pret nga takimi i sotëm me homolegun e tij të Maqedonisë, Antonio Milloshoski.
"Dëshirojmë të shohim progres në bisedimet të cilat udhëhiqen nën patronazhin e KB-së dhe edhe një herë i bëjmë thirrje Shkupit të tregojë konstruktivitet dhe t'u shmanget aktiviteteve dhe deklaroi se i minojnë angazhimet e sinqerta të Greqisë", theksoi Drucas në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin malazez të Punëve të Jashtme, Milan Roqen.
Për takimin e sotëm me Milloshoskin në Budva tha se në secilin forum në të cilin që të dy kanë marrë pjesë ata takohen dhe shkëmbejnë mendime, duke shtuar se edhe Qeveria greke ndërmori iniciativa për kontakte me udhëheqësinë në Shkup, ndërsa kryeministri Jorgos Papandreu për takime me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.