Do të formohet qeveria, të gjitha institucionet e vendit në një periudhë të afatit të rregullt kohor, kushtetues dhe ligjor. Natyrisht se duhet të kalohen procedurat e shpalljes së rezultatit zgjedhor dhe menjëherë do t`i përmbyllim angazhimet tona, për formimin e institucioneve të reja, ka thënë Thaçi, raporton RTK.
Qeveri shumetnike dhe gjithëpërfshirëse premton kryeministri në largim Hashim Thaçi. Ai thotë se pavarësisht se me kë do të formojë koalicion PDK, formacioni i ardhshëm qeveritar të punojë në ndërtimin e një Kosove evropiane e euro-atlantike.
Do të formohet qeveria, të gjitha institucionet e vendit në një periudhë të afatit të rregullt kohor, kushtetues dhe ligjor. Natyrisht se duhet të kalohen procedurat e shpalljes së rezultatit zgjedhor dhe menjëherë do t`i përmbyllim angazhimet tona, për formimin e institucioneve të reja, ka thënë Thaçi, raporton RTK.
Këto komente, kryeministri në largim Hashim Thaçi i bëri në kremtimin e 5 vjetorit të themelimit të Partisë së Pavarur Liberale Serbe SLS, e cila në kabinetin e kaluar qeveritar ka udhëhequr me 2 ministri, ministrinë e Punës dhe ministrinë e Kthimit.
Kryetari i kësaj partie, Slobodan Petroviq tha se ajo çfarë e karakterizon këtë parti nga partitë tjera serbe është se politika me të cilën udhëheq ky subjekt politik merret sinqerisht me problemet dhe interesat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Kjo, sipas Petroviqit është arsyeja pse SLS-ja ka fituar bindshëm në zgjedhjet e fundit në komunitetin serb.