Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse i pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë, përfundon deklarata e EULEX-it.
EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet e bëra në raportin e Këshillit të Evropës përgatitur nga Dick Marty. EULEX-i i ka kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor. Ne jemi të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para."
Qëndrimi i mësipërm i misionit evropian bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp.
Më tej në komunikatë kërkohet nga të gjithë, përfshi dhe Martyn, që ti paraqesin dëshmitë lidhur me akuzat.