E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të projektit të theksuar, deri më tani janë përpunuar mbi 52.000, nga të cilat rreth 40.000 qytetarë kanë marrë termine të reja dhe kanë aplikuar për dokumentet e reja të udhëtimit.
Shėrbimet administrative nė kuadėr tė MPB-sė edhe nesėr do tė punojnė nė dy turne pėr dhėnien e dokumenteve personale





Shërbimet administrative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe nesër do të punojnë në dy turne, prej orës 08,30 deri në orën 19,30 për dhënien e dokumenteve personale të cilat janë gati (pasaporta, letërnjoftime, patent shoferë).

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, me dinamikën e këtillë të intensifikuar të punës në periudhën e kaluar përfundon projekti i Shërbimeve administrative për zhvendosje, gjegjësisht për caktimin e termineve të reja për dorëzimin e aplikacioneve për dokumentet e reja të udhëtimit për qytetarët të cilët paraprakisht kanë caktuar termine në periudhën nga marsi deri në fund të dhjetorit 2011.

Në kuadër të projektit të theksuar, deri më tani janë përpunuar mbi 52.000, nga të cilat rreth 40.000 qytetarë kanë marrë termine të reja dhe kanë aplikuar për dokumentet e reja të udhëtimit.

Numri tjetër, diku mbi 10.000 kërkesa të qytetarëve, mbeten me terminet e vjetra, edhe atë pjesa më e madhe për shkak dëshirës së vetë aplikantëve të ju mbetet termini i marrë, një pjesë për shkak të dhënave të gabueshme në aplikacionet (numra telefoni të gabueshëm apo të cilët nuk ekzistojnë), një pjesë për arsye të tjera.

Publikuar: 28.01.2011 | 15:56
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime